Sulmohet ambasadori i BE në Sudan

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan është sulmuar në shtëpinë e tij në Kartum. Lajmin e ka konfirmuar kryedipomati i BE-së, Josep Borell përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Pak orë më parë, ambasadori i BE-së në Sudan u sulmua në rezidencën e tij. Kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës. Siguria e ambienteve diplomatike dhe e personelit është një përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, shkroi Borrell.

Borrell nuk zbuloi asnjë detaj të sulmit, por një zëdhënëse i BE-së tha se ambasadori ishte mirë. Ndonëse Borrell nuk ia ka përmendur emrin, ambasadori i bllokut evropian në Sudan është Aidan O’Hara, diplomat irlandez.

Sudani prej tre ditësh është përfshirë në luftime të ashpra mes të ushtrisë dhe grupit paramilitar të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, nga ku kanë mbetur të vrarë më shumë se 100 persona dhe janë plagosur disa qindra të tjerë.

Leave a Reply