Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi paraditen e sotme ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të ish- Kryetarit të ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e 68-vjetorit të lindjes së tij. Pas lutjeve mbi varrin e Xhaferrit, Menduh Thaçi tha se është e afërt dita kur sheshet kryesore ku jetojnë shqiptarët të mbajnë emrin e Arbën Xhaferrit.
“Mendoj se shumë afër është koha që përmendorja kryesore, sheshet kryesore ku jetojnë shqiptarët ta mbajnë emrin e Arben Xhaferit, kjo është simbolika e rrugës së vetme drejt fitores përfundimtare të tyre”, tha ai.