Koreja e Veriut ka naftë në vlerë prej 31 miliardë dollarësh, a po nis apokalipsi bërthamor?

Koreja e Veriut ka zbuluar naftë në vlerë prej 31 miliardë dollarësh- dhe mund t’i shfrytëzojë këto para për të zhytur botën në luftë bërthamore.

Ky lajm gjithashtu mund të humb shpresat e atyre vendeve që kanë menduar se mund ta kërcënojnë këtë vend të izoluar se nëse ndërton armë bërthamore do të ketë reduktime të furnizimit me energji, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Ky lajm po ashtu vjen vetëm disa ditë pasi lideri i këtij vendi Kim Jong-un ka thënë se vendi i tij ka kryer me sukses testimin e bombës së hidrogjenit, duke thënë se kjo armë mund të shkatërrojë plotësisht të gjithë Amerikën një herë e mirë.

Përderisa çmimet e ulëta të naftës janë duke shkaktuar kaos në gjithë ekonomitë e botës dhe me një super-furnizues siç është Rusia, tash për tash në botë ka sasi të mjaftueshme të nafës.

Dhe, nëse Koreja Veriore përdorë këto para për të provokuar fqinjtë e tij, kjo gjë do të bënte që të fillojë një luftë e re botërore, thotë një ekspert i sigurisë për Azi.

Leave a Reply