“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vizitoi paraditen e kësaj të Enjteje, Kievin.
Në vizitën e tij të parë në kryeqytetin ukrainas, që prej nisjes së sulmit rus, Stoltenberg u ndal tek fillimisht tek tanket e shkatërruara ruse, që ushtria ukrainase i ka sjellë si trofe nga rajonet lindore për t’i ekspozuar në qendër të Keivit.
Në takimin me presidentin ukrainas, sekretari Stoltenberg shprehu bindjen se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, në përgjigje të kërkesës së Zelenskit që aleanca ta ftojë vendin e tij për t’u anëtarësuar në këtë moment kur ka më tepër nevojë se kurrë.
Si ndihmat më të fundit të rëndësishme nga NATO, Ukraina ka marrë 28 tanket e parë perëndimorë, ndër të cilët gjysma janë Challengers britanikë dhe të tjerët, gjermanët Leopard 2.
Qindra tanke Leopard 2 kanë premtuar vendet e tjera të NATO-s, ku më të fundit janë Danimarka dhe vendet e ulëta që njoftuan se në fillim të vitit të ardhshëm do t’i dhurojnë Ukrainës 14 tanke të tillë.