Gjermani, nisin grevat në transportin ajror dhe hekurudhor

Në tre aeroporte pezullohen 700 fluturime, punonjësit kërkojnë rritje pagash

Greva e sindikatës së punonjësve ka shkaktuar pezullimin e fluturimeve në tre aeroportet kryesore të Gjermanisë: Hamburg, Këln e Dusseldorf.

Mbi 700 fluturime u anoluan ndërsa 100 mije njerëz u prekën nga kjo grevë. Sindikata Verdi kërkon rritje të pagave për turnet e natës, fundjavës dhe gjatë festave.

“Kemi dy vjet bisedime, nëntë raunde negociatash dhe sërish nuk kemi marrë zgjidhje. Marrëveshja duhet arritur para verës që të mos shkaktojmë kaos gjatë sezonit të pushimeve. Kjo do të ishte shumë e dëmshme dhe askush nuk do e dëshiron këtë. Punëdhënësit na premtuan shumë vite më parë se do të bënin diçka për këtë.”

Të premten greva do të zgjerohet pasi “Verdi” i ka bërë thirrje stafit të sigurisë në aeroportin e Shtutgartit që t’i bashkohet protestës.

Gjithashtu edhe sindikata hekurudhore e Gjermanisë ka bërë thirrje gjithashtu për një grevë mbarëkombëtare të transportit së bashku me operatorin kombëtar hekurudhor Deutsche Bahn.

Greva do të prekë 50 kompani duke shkaktuar anulime të mëtejshme të fluturimeve dhe trenave në disa qytete kryesore. Inflacioni i lartë në ekonominë më të madhe të Evropës ka shkaktuar një valë grevash muajt e fundit pasi punëtorët kërkojnë paga më të larta për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.
Raundi tjetër i negociatave është planifikuar të marten, më 25 Prill. Greva e muajit në sistemin hekurudhor rezultoi më e madhja në historinë Gjermanisë.

Leave a Reply