Udhëheqësit e shtatë vendeve më të pasura të botës do të zhvillojnë samitin e rradhës.
Ky takim do të mbahet në qytetin japonez të Hiroshimës nga data 19 deri më 21 maj.
Fokusi i diskutimeve do të jetë lufta në Ukrainë, ku “G-7” pritet të tregojë unitet përpara se te nise kundërofensiva ndaj forcave ruse.
Liderët mund të premtojnë më shumë dërgesa armësh, mbështetje politike dhe ndihmë financiare.
Po ashtu pritet do të zhvillohen diskutime mbi ndryshimet klimatike, ekonominë globale, inflacionin dhe sigurinë e ushqimit.