olitikani serb, Nikola Sanduloviq, një nga liderët e opozitës në Serbi, tha në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania se pas sulmit në veri të Kosovës qëndron pa diskutim Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, kur flet në emër të Serbisë, Vuçiq flet në emër të interesit të tij personal, pasi një pjesë e madhe e serbëve e njohin Kosovën të pavarur.
“Në bisedën që kam pasur me Kurtin, kur më ka pyetur ç’mendim ke për Zajednicën i kam thënë mos bjerë dakord me këtë se vetëm emërtimi tregon prefiksi e Serbisë dhe kjo do i japë të drejtë që të bëjë një aneksim me referendum dhe jepte dritë jeshile për një reagim të drejtpërdrejtë. Një lojë politike shumë e papastër. Kam folur me Kurtin ku i kam thënë nuk jam kundër Zajdenicës së serbëve, po ajo që duhet të lidhë 2 shtetet tona është në radhë të parë një kërkim ndjese për atë që Serbia i ka bërë shqiptarëve dhe pranimi i pavarësisë dhe më pas të bëhet Zajednica. Këtë ja them vazhdimisht edhe serbëve. Unë si patriot i madh i Serbisë e dua popullin tim, e dua edhe popullin tuaj”, tha politikani serb.