Demaskimi i hipokritit të mallkuar

Shaqir Fetai, i vetëshpalluri “reis” pasi në këtë post u instalua nga “dora e zezë” (“crna ruka”), e bojkotoi ceremoninë e fillimvitit akademik të studentëve të FSHI-së që u mbajt më 2 tetor 2023! Për këtë gjest të ulët ai u kritikua rëndë dhe, anekënd vendit po i bëhet llafi! I lemeritur nga ky gjest Shaqir Fetai u turr që t’u drejtohet studentëve me një “letër” prej filloristi

Nga Mahir Rexhepi

Duhet të jenë jashtëzakonisht të lumtur studentët e sivjemë, sidomos brucoshët e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, që patën fatin të shijojnë një hapje të orës së studimeve në këtë vit akademik në një ambient tërësisht të dekontaminuar! Natyrisht, kjo atmosferë e dekontaminuar dhe ekologjikisht në nivel, do të kompromitohej me pranimin e Shaqir Fetait në këtë event. Janë fatlumë kjo gjeneratë e cila po starton vitin pa u indroktinuar dhe infektuar me ndonjë nga ato “paraqitjet pompoze” të Shaqir Fetait që u jep sharm sidomos kur gjenë mundësinë e krekosjes si gjeldet.
Të gjithë e morën vesh se ai këtë event e bojkotoi për shak se nuk qëndron mirë me dekanin, për shkak se nuk ia doli që ta dëbojë dekanin pasi që ky iu bashkua shumicës së anëtarëve të Rijasetit që i shprehën mosbesim Shaqir Fetait e që u dakorduan që ta shkarkojnë këtë farë fatkeqësie të BFI-së! (Kujdes, dinakëria e Shaqir Fetait është e po asaj shkolle vuçeviçiane që e bën zararin dhe që krrokatë sikur kur ta bëjë pula vezën! Shaqir Fetai tashmë paska vendosur që t’i organizojë bashkëvendasit e vet ligjërues e këta të ndikojnë te studentët dhe, sa më parë duhet të organizohet në FSHI një protestë, një revoltë kundër dekanit, dr. Shaban Sulejmanit, dhe, kësisoj, Shaqir Fetai të gjejë pretekstin për ta larguar dekanin nga timoni i kësaj vatre arsimore).
Këtë të vërtetë në ditë me diell, po mundohet që ta kamuflojë Shaqir Fetai me një letër përmes së cilës ai u drejtohet studentëve për t’i uruar. Letra ishte tejet amatore, me një sintaksë joshqipe, me shumë gabime, e shkruar shkel e shko, dhe që i revoltoi edhe më shumë studentët, ngase ata e morën si ofendim.
Shaqir Fetai u drejtohet studentëve edhe me këtë fjali: “Për të arritur këtë vlerë para jush qëndrojnë mësimdhënësit e juaj të cilët tashmë janë personalitete të larta shkencore.” Këtu bëhet demaskimi i hipokritit të mallkuar!
Nëse i pyet studentët më të vjetër se cili nga profesorët e FSHI-së është më i mirë dhe më i dashur për ju, pa dyshim që, unanimisht do të thonë se ai është profesor Shaban Sulejmani, madje që nga themelimi i këtij Fakulteti edhe një si ky nuk ka pasur! Ndaj dhe, nuk është zgjedhur rastësisht dekan, dhe as nuk është shtyer me bërryla, dhe as nuk e ka sjellë ndonjë “crna ruka” siç e ka sjellë në krye të BFI-së Shaqir Fetain.
Të gjithë këta studentë që e admirojnë profesorin e tyre, Shaqir Fetai i urrenë po aq sa e urrenë edhe profesorin e tyre! Shaqir Fetai sikur të kishte mundësi tani do ta largonte nga ai post, madje do ta largonte fare edhe nga Fakulteti, sepse, ai i largon nga puna të gjithë ata që Shaqir Fetain e shohin si masë tumurale në trungun e BFI-së. Studentët e idealizojnë profesor Shabanin, sepse ai ka një ligjërim të përkryer, ka një afërsi gjaku me studentët, ka një metodologji shpjegimi të paarritshme. Dhe, Shaqir Fetai planifikon që këta studentë t’i privojë nga mundësia për t’u respektur nga profesori i tyre i dashur, dr. Shaban Sulejmanin dhe, në vend të tij, t’ua sjellë, (pse jo!!!) Ali Pajazitin, të cilin, gjithmonë, në kohën e Sulejman Rexhepit, e ka konsideruar si një “therrë në sy”!
Shaqir Fetai, do të mundohet që ta korrigjojë këtë gabim skandaloz të tij, do të mundohet të gjejë një mënyrë se si t’u drejtohet studentëve “në një ambient të ngrohtë” në FSHI, porse, ai duhet ta ketë shumë të qartë se po atë ditë, kur Shaqir Fetai do të futet në FSHI, ai do të bojkotohet nga studentët, nga ardhmëria e islamit në vendin tonë, sepse ata nuk do të mund të durojnë që të detyrohen t’i buzëqeshin hipokritit të mallkuar!

Leave a Reply