Bota është në zgripc të një kataklizme të paimagjinueshme. Botën po e nxisin drejt polarizimit më të rrezikshëm që kur ekziston si planet dhe, ky polarizim natyrisht që bëhet për ta reduktuar deri në maksimum numrin e myslimanëve si praktikues të fesë islame! Natyrisht, myslimanët nuk do ta hanë këtë karrem! Zoti e di më së miri
Nga Dr. Zeqie Veseli
Është një botë e tërë myslimanësh që solidarizohen me popullin palestinez për ta rikthyer territorin shtetëror ku ka qenë deri para luftërave botërore. Për ta arritur këtë, duhet që të tkurret territori i shtetit izraelit! Bota nuk pajtohet as për shtrirjen e as për tkurrjen e këtye territoreve. Bota është për status quo-në që ishte deri para luftës së tmerrshme që po zhvillohet në të dyja territoret, nga të dy popujt! Të tjerët po bëjnë “sehir” e po apelojnë në përmbatje dhe në ndëshkim të atyreve që të parët bënë “bum”!
Përkrahësit luftarakë të palestinezëve me mburrje e deklarojnë ngadhnjimin e tyre që u demonstrua me hedhjen e rreth 10 mij raketave në tokën izaelite, ndersa ushtria izraelite thotë se deri më sot ia doli që mbi Gaza të hedhë rreth 10 ton bomba e predha artilerike! Si raketat e Hamasit ashtu edhe predhat dhe bombat izraelite nuk janë patate por, mjete vrastare që po marrin mijëra jetë të pafajshme! Marrja e jetëve të njerëzve të pafajshëm me gjasë do të vazhdojë edhe më tej. Të dy palët në këtë luftë janë të ndërgjegjshëm se kthim prapa nuk ka: pala palestineze është e bindur se, nëse zbrapsen, kurrë më nuk do ta kenë këtë shansë, ndërsa pala izraelite mendon se, nëse zbrapsen, kurrë më nuk do të mund ta çrrënjosin Hamasin dhe, së fundmi, edhe Hezbullahun në tokat palestineze!
Shtete e popuj, gjithandej botës, po apelojnë që të ndalen, sepse veç sa nuk ka shpërthyer kriza humanitare, të ndalen se po vdesin shumë të pafajshëm, shumë fëmijë, gra, pleq e të ngratë!
Shpirti human do të reagonte publikisht, nuk do ta zinte gjumi i natës, asnjë sekond nuk do të ishte i qetë duke u lutur me përulësi që të ndalohet kjo çmenduri, sepse po vdesin njerëz! Vetëm Shaqir Fetai hala nuk ka reaguar! Po vdesin myslimanë, po vdesin dhe hebrenj dhe të krishterë. Mbi të gjitha, po vdesin njerëz të pafajshëm!
Shaqir Fetai deri më tani është dashur të jetë në krah të atyreve që po apelojnë e po luten që të ndërpritet kjo luftë! Shaqir Fetai, nëse është mysliman duhet të reagojë, jo duke u pozicionuuar por, të paktën duke e përkujtuar ajetin kuranor që thotë: “e kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit” (El Maide, 32) Ky është urdhëri kuranor që nxit për apel dhe për lutje të përshpirtshme që të ndalen luftimet se po vriten njerëz të pafajshëm, po vriten fëmijë.
Më herët ka qenë traditë e BFI-së që të reagojë menjëherë kundër çfarëdo lufte dhe vrasje të njerëzve për interesa politike! Tani, Shaqir Fetai “bën” politikë! Paska thënë që nuk guxon të reagojë meqë hala nuk kanë dalur me kurrfarë reagimi BDI-ja dhe as Ali Ahmeti! Do me thënë, Shaqir Fetai ngjashëm si Ali Ahmeti, “janë shumë të afërt” në logjikë e botëkuptime!
Shaqir Fetai nuk e ndjenë, nuk e ka brenda shpirtit, nuk e ka bindje dhe as fe, porosinë e shenjtë kuranore të cituar më sipër! Ali Ahmeti për hirë të njerzillëkut edhe mund të reagojë, por ama, Shaqir Fetai e ka obligim fetar (nëse e llogarit veten pjesëtar i fesë islame) që të reagojë në emër të atyreve që i përfaqëson dhe çfarë përfaqëson! Shaqir Fetai duhet të thërrasë në lutje gjithëpopullore e gjithëmyslimane që të ndërpriten luftimet që po hanë ditë e më shumë koka njerëzish të pafajshëm, mbase edhe besimtarë të devotshëm, në të dy taborret! Por, Shaqir Fetai nuk ka kohë të lutet e të apelojë, sepse, Shaqir Fetai po “bën” politikë! Kurse “politika” e Shaqir Fetait është si gjella e kavërdisur me helëm biologjik!