E gjithë bota, tërë sy e zemër janë drejtuar kah Rripi i Gazës ku situata luftarake po degjeneron në varr kolektiv për dy milion palestinezë! Bota po lutet përshpirtshëm që të ulen armët e të mbisundojë paqa e perjetshme në atë Tokë të Shenjtë ku u lind Hazreti Isai, nga ku Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., bëri mitaxhin ku udhëhoqi në falje të namazit të gjithë pejgamberët e njerëzimit.
Sot, shqiptarët e besimit katolik i bashkangjiten lutjeve të mbarë botës që ia dedikojnë paqes në Rripin e Gazës.
Shaqir Fetai është përhumbur fare, po gjason në të Përhiturën e përallave. Ka ngelur pa personalitet, pa asnjë gram autoriteti dhe pa asnjë pikë force për të drejtuar qoftë edhe një lutje për paqe! Shaqir Fetai nuk mundet të veprojë asgje pa leje dhe pa urdhër të atyreve që e kontrollojnë. Është i shitur kokë e këmbë.
Shaqir Fetai neser do të shkojë në Egjipt, në një Kongres, i cili, sipas Shaqir Fetait, paska për të debatuar mbi sfidat e islamit dhe mbi zhvillimin e tij në rrjedhat e kohës. SHAQIR FETAI PO RRENË! Sepse, sot, ne mbarë botë myslimane kërkohet një qëndrim i përbashkët mbi luftën izraelito palestineze në Rripin e Gazës! Nesër në Kajro do të shpalosen qëndrimet e botës muslimane mbi këtë luftë të pakuptimtë. Nesër do të shpalosen të gjitha veprimet e ndërmarra nga secili komunitet e shtet i myslimanëve për paqe, për rindërtim dhe për ndihmë të popullit palestines në situatën postkonfliktuoze.
Dhe, çka do të thotë Shaqir Fetai se ka ndërmarrë në vendin e vet? Mos organizoi ndonje lutje të përbashkët në ndonjë prej namazeve! A mos iu drejtua xhemateve të vendit me një lutje drejtuar Zotit të Gjithëfuqishëm për të vendosur paqen në Rripin e Gazës dhe për të shpëtuar miliona njerëz të pafajshëm! A mos ia kërkoi hafëzlerëve të vendit grumbullimin në një xhami për të kenduar hatme dedikuar atyre fëmijëve, nënave, motrave, pleqve të pafajshëm të rënë në pragun e shtëpive të veta? A mos inicoi ndonjë aktivitet humanitar për grumbullimin e ndihmave humanitare që do të depërtonin në destinacion sapo të hapej ndonjë korridor humanitar? Jo! Sepse Shaqir Fetai nuk ka guxim të organizojë aktivitet kolektiv, sepse, do të qortohet nga instaluesit e vet dhe do të bojkotohet masovikisht nga xhemati i vendit. Shaqir Fetai në Kajro do të rrejë: po, edhe ne i kemi dënuar sulmet izraelite mbi Rripin e Gazës! Shaqir Fetai nuk e ka për dert edhe këtë rrenë si një mori rrenash të tjera që i ka shprehur me cinizëm dhe me nonshalancë prej katili.
Sikleti i intrigantit
Sikleti i intrigantit është një fenomen i njohur, i cili vjen nga përzierja e ambicieve personale, intrigave politike dhe moralit…