Reagim mbi një “reagim” personal të Shaqir Fetait që mundohet t’ia shesë opinionit si “reagim institucional” të BFI-së
Nga Mahir Rexhepi
Pas një mori reagimesh kundër heshtjes mospërfillëse të BFI-së së Shaqir Fetait në raport me luftën izraelito-palestineze, më në fund ky Institucion i uzurpuar mu si tokat palestineze nga kolonët hebrenj, doli në opinion me një “reagim” as mish e as peshk, me një “reagim” i cili më tepër ishte “këshillë” palestinezëve që mos të zihen me hebrenjtë se sa që ishte protestë kundër planeve hebraike për t’i bërë pluhur dy milionë myslimanët e Rripit të Gazës!
Po pse “reagim” dhe jo komunikatë për opinion? Kundër kujt reagon BFI e Shaqir Fetait? Kundër kritikuesve? Kundër myslimanëve të vendit që nuk lanë gjë pa thënë e hedhur mallkime kundër Shaqir Fetait dhe mahlukëve të tij që po heshtin kundër planeve dhe krizave antinjerëzore që po hartohen dhe shkaktohen kundër myslimanëve të Gazës!
Mbrëmë u rrafshua një spital dhe u mbytën 500 pacientë palestinezë të sëmure e të plagosur. Kjo ngjarje tronditi tërë botën, madje reaguan edhe vetë hebrenjtë e njerëzishëm. Vetëm Shaqir Fetai hala po hesht! Nuk e shprehu të paktën një dhembje subjektive në ato paçavurat e veta që i shkruan në seri!
Kujt i shpreh reagim Shaqir Fetait? I reagon Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI që e ftoi të reagojë duke ia ofruar edhe disa opcione të njerëzishme se si të reagohet, apo me reagimin e vet të kotë tenton të radhitet në krah të atyre që e dënojnë tërë atë masakër që po ndodhë në Rripin e Gazës!
BFI e Shaqir Fetait reagoi mbrëmë dikur rreth orës 23! Ky “reagim” nuk ishte produkt i ndonjë debati apo propozimeve të dalura nga mbledhja e Rijasetit, e cila nuk mund të mbahet në mesnatë, e cila madje as që është thirrur, por, ishte produkt i revoltës së Shaqir Fetait kundër mijëra myslimanëve të vendit që mbi të po hidhnin breshëri sharjesh dhe mallkimesh. Honxho-bonxhove të vet u kishte dhënë urdhër që të jenë vigjilent dhe të fshijnë mbrëmë tërë natën dhe sot tërë ditën reagimet e myslimanëve të vendit nëpër rrjetet sociale mbi “reagimin” as mish e as peshk të Shaqir Fetait!
Ja si e fillon “reagimin” BFI-ja e Shaqir Fetait: “Ajo që kemi parë deri më tani, përshkallzimi i situatës së sigurisë në një konflikt të rëndë ka marrë shumë jetra njerëzore në të dyja palët.” Çfarë konstatimi “brilant” e fare i pandjeshëm i Shaqir Fetait! Turp!
Për të qenë turpi edhe më i madh, turpi që sot e ka irituar dhe pezmatuar aq shume myslimanin e këtij nënqielli, Shaqir Fetai, duke u maskuar si skuth prapa Institucionit të degraduar deri në pakuptimësi, BFI-së, vazhdon tutje: “BFI është e përcaktuar të zbatoj normat fetare islame, norma të cilat ka përqafuar e gjithë bota muslimane, këta norma kuranore kanë përcaktuar paqën, tolerancën dhe mirkuptimin si vlera sublime të popujve musliman.” Po ndëshkimi i agresorit, po ndëshkimi i kriminelëve, po luftimi i përfituesve të luftës, po liria, po të drejtat njerëzore dhe kolektive, po e drejta për përcaktim etnik, po e drejta për ta ruajtur dhe për të pasur xhami për lutje drejtuar Allahut xh.sh., a nuk janë këto norma islame? Krejt bota islame janë ngritur për ta stopuar planin gjenocidal dhe shfarosës që do të zhvillohet në Gaza, veç Shaqir Fetai qenka i përcaktuar për paqen dhe bashkëjetesën si normë islame! Po kur të vritet kjo paqe dhe kjo bashkëjetesë, ç’ka duhet bërë sipas Shaqir Fetait?
Dhe, Shaqir Fetai, ky farë hipokriti që mendon se duhet ta gëzojë epitetin “diplomat” pasi ka vizituar shumë ambasada maqedonase nëpër botë, na flet me “diplomacinë” prej avdalli kur thotë: “Ne si BFI jemi të bindur se bisedimet dhe dialogu janë e vetmja zgjidhje, madje ne besojmë fort se nga dialogu konstruktiv do të arrihet edhe zgjidhje e drejtë.”
Shaqir Fetai sikur flet jerëm, sikur të mos jetë në këtë dynja, flet sikur të jetë i kapur peng, apo sikur të jetë ithtar i më të fortit në konflikt! Shaqir Fetai si duket nuk ka dëgjuar dhe nuk ka parë se çfarë po ndodhë në Gaza; sikur nuk e di se aty nisi spastrimi etnik, nisi gjenocidi me spitalin palestinez për ta përcjellë mesazhin hebre se “as të gjallë e as të sëmurë nuk do t’ju lëmë në tokë të Gazës”! Deri te dialogu që e parapëlqen Shaqir Fetai dikush duhet të japë llogari për këto projekte shfarosëse, dikush duhet të ngelet gjallë për dialog e marrëveshje politike! A bën të lutemi që Zoti ta hedhë mllefin e Vet mbi të gjithë ata që planifikojnë realizimin e “tokës së djegur” duke e “çliruar” Gazën nga palestinezët? Pasi të pastrohet Rripi i Gazës nga dy milionë myslimanë palestinezë, të instalojmë paqen dhe mirëqenien, thotë Shaqir Fetai! Mjerim!