E BUJSHME/ I kushtoi eliminimin Bayernit, UEFA merr vendimin drastik për arbitrin polak

Szymon Marciniak ishte një nga më të urryerit pas eliminimit të Bayern Munich nga Champions League, në gjysmëfinalen përballë Real Madrid, të cilën këta të fundit e fituan 2-1.

Por episodi i minutave të fundit, kur De Ligt dërgoi topin në rrjetë dhe Marciniak vërshelleu para kohe, i ka kushtuar rëndë këtij të fundit.

UEFA i ka hequr të drejtën e arbitrimit të ndeshjes hapëse të EURO 2024, Gjermani – Skoci. Polaku ishte programuar për ta gjykuar këtë ndeshje, por pas episodeve në Real – Bayern, UEFA ja ka hequr këtë detyrë.

Por nuk mbyllet me kaq, pasi Szymon Marciniak mund të përjashtohet nga EURO 2024, duke mos pasur të drejtën të gjykojnë asnjë prej ndeshjeve.

Leave a Reply