Thellohen përplasjet mes SHBA dhe Izraelit

DASH: Tel Avivi po shkel rregullat ndërkombëtare

Thellohet çarja mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, pas refuzimit të Tel Avivit për t’iu bindur thirrjes së Uashingtonit për të mos e kryer sulmin tokësor në Rafah.

Në një raport të ri, Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se ushtria izraelite mund t’i ketë përdorur armët me të cilat i kanë furnizuar amerikanët në një mënyrë të papajtueshme me ligjet ndërkombëtare.

Në raport theksohet se vlerëisimi nuk është përfundimtar dhe se mbi këto dyshime po kryen aktualisht hetime. Aty përdoret termi “ka arsye për t’u vlerësuar”, megjithatë nuk thuhet në asnjë vend se ka shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Nëse kjo do të thuhej, Shtetet e Bashkuara do të ishin të detyruara të ndalonin menjëherë furnizimin me armatime për aleatin tradicional Izraelin. Presidenti amerikan Xho Bajden e paralamëroi të Enjten ndalimin e furnizimeve me armatime për Izraelin nëse nuk garantonte jetët e civilëve në Rafah.

Leave a Reply