Më shumë se 4 mijë persona janë evakuuar në rajonin kufitar të Ukrainës, përkatësisht në Kharkiv, pasi forcat ruse kryen një sulm krejt të befasishëm në këtë qytet.
Guvernatori lokal i qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Oleg Synegubov, ka shpërndarë lajmin e trishtë sot në një postim në rrjetet sociale.
“Në total, 4,073 janë evakuuar”, tha guvernatori Synegubov, një ditë pasi forcat ruse pretenduan se kanë marrë nën kontroll pesë fshatra të këtij rajoni.
Synegubov njoftoi se një 63-vjeçar është vrarë nga artileria ruse në fshatin Glyboke, derisa një 38-vjeçar u plagos në Vovchansk, qytet në kufi me Rusinë që para luftës kishte 3 mijë banorë.
Ukrainasit të premten njoftoi se Rusia ka filluar sulmin në rajonin e Kharkivit, duke u rritur frika se Vladimir Putini synon ta marrë nën kontroll qytetin e dytë më të madh në Ukrainë.
Forcat ukrainase kishin zmbrapsur forcat ruse nga shumica e territorit të Kharkivit në vitin 2022, por Moska tani ka një avantazh të vogël në këtë zonë kufitare – kjo për shkak se ukrainase po i mungon municioni dhe armët moderne perëndimore.