Një tërmet me mganitudë 3.9 Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje.
Mediat në Greqi bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit u regjistrua në zonën detare në perëndim të Korfuzit.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit që ndodhi në orën 6:29 të mëngjesit të së premtes ndodhet në 34 km. në jugperëndim të Othonit .
Thellësia e tërmetit llogaritet në 6.8 kilometra. Fatmirësisht, nga tërmeti nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo në njerëz.