Si vepron shërbimi i Shaqir Fetait

Po ata njerëz të cilët, me urdhër të “pronarëve të tyre”, ia dhanë përkrahjen Shaqir Fetait, po këta njerëz hodhën firmën për puç kundër tij! Shërbimet intelegjente këtij akti i thonë “goditje për shkundje”, pra, jo për të bërë ndryshim por për t’i ngjallur e për t’i bërë më aktivë bashkëpunëtorët që i kanë në terren (në BFI)

Nga Miradije Demiri

Shih habinë, të gjithë ata që e përkrahën instalimin e Shaqir Fetait në krye të BFI-së, po ata tashti kërkojnë largimin e tij, të cilin dëshirojnë t’ia bëjnë po në të njëjtën formë siç ia bëri ky “babait të vet shpirtëror”, H. Sulejman ef. Rexhepit!
Është kjo lojë apo rrebelim i bashkëpunëtorëve të UDB-së?! Natyrisht që është lojë, sepse, po ata të cilët dikur morën urdhërin që ta hedhnin firmën për përkrahje të Shaqir Fetait, nuk mundet që të njëjtit tash të rrebelohen kundër Shaqir Fetait. Një rrebelim i tillë eventual do të thoshte kundërshtim i bashkëpunimit të mëtejmë me UDB-në! Prandaj, thjesht, është lojë e inskenuar po nga ato struktura nëntokësore që e sollën Shaqir Fetin në krye të BFI-së! Do me thënë, Shaqir Fetai largon nga rrethi i vet vetëm ata njerëz të cilët shërbimi intelegjent vendos që t’i zëvendësojë me të rinjë, dhe jo se i largoi sepse këtij iu kërcënua pozita! Pozita e caktuar prej UDB-së nuk mund të cënohet aq lehtë, aq më pak nga bashkëpunëtorët dhe strukturat operative, sepse, janë një! Ky puç në fakt ishte vetëm një taktizim i shërbimit intelegjent për t’ua bërë me dije të gjithëve se kushdo që do të përpiqet për ta larguar Shaqir Fetain, do të jenë pikërisht shërbimet sekrete ato që do ta mbrojnë dhe shpëtojnë, siç e mbrojtën dhe shpëtuan edhe me rastin e puçit të tretë, kur, pas mesnate, shërbimi maqedonas dha urdhër që të shpëtohet operativci i tyre, Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai në maj të këtij viti (2023) largoi nga “rijaseti” i tij pesë anëtarë, të cilët i zëvendësoi me pesë të rinjë emrat e të cilëve i erdhën në listë! Ndonëse ky ndërrim kuadrosh ishte i dakorduar dhe i urdhëruar, tërë kjo u bë kinse me nervozizëm e me hidhërime, sepse, dikush dikë po e kërcënonte me puç! “Puçi” i kryer nga ata që si bashkëpunëtorë u urdhëruan të kryejnë puç paraprak, nuk llogaritet goditje, por, ndërrim kuadrosh nga ata që hartojnë lista bodrumeve sekrete. Këta ndërrime mund të bëhen pa dijeni, mund të bëhen me qëllim shumë të mirë, porse, duhet kuptuar që ata mund të jenë edhe target i rekrutimit nga ana e shërbimeve intelegjente. Sepse, operativcit gjithnjë i duhen bashkëpunëtorë të rinjë, të cilët, në momentin e dekonspirimit dhe të zbulimit të tyre, zëvendësohen me të rinjë dhe në interes të synimit dhe objektivave të shërbimit intelegjent.
Pra, edhe pse me “nervozizëm” Shaqir Fetai i shkarkoi pesë anëtarë të Rijasetit, në fakt ai bëri vetëm zëvendësimin e tyre, me marrveshje paraprake të kamufluar.
Kurse, tani, në nëntor, Shaqir Fetai i largoi edhe dy myftnjë (Qani Nesimin e Tetovës dhe Salim Sulejmanin e Strugës)! Në plan për ta larguar e kishte edhe myftiun e Kumanovës, Abedin Imerin, por, pas takimit të tij me Oliver Spasovskin, ministër i punëve të brendshme i RMV-së, dhe me urdhër të tij, Abedin Imeri ngeli edhe më tej myfti i Kumanovës. I pari nuk u pajtua të largohet pa zhurmë, ndërsa i dyti u largu gatise i lumtur që i shërbeu “ORAO”-s dhe i stërlumtur që me nënshkrimin e tij u bë shkaktar që të instalohet në krye të BFI-së.
Pas kësaj, Shaqir Fetai “raportoi” se i largoi njerëzit e Sulejman Rexhepit që po e kërcënonin vazhdimisht dhe se në vend të tyre solli “njerëz të çiltër”! Mendon Shaqir Fetai se mund t’ua hedhë myslimanëve të vendit? Mendon ai se mysimanët e vendit nuk e dinë se askush nuk mund t’i prekë njerëzit e shërbimeve intelegjente, nëse vetë ato shërbime nuk ndjejnë nevojë për ndërrime kadrovike?!
BFI-ja për momentin është shumë keq e kapur prej shërbimeve intelegjente serbo-ruso dhe lindore dhe, të gjitha ndryshimet që mund të bëhen brenda dhe nuk vijnë nga strukturat e pastra kombëtare, thjesht, mund të jenë ndryshime si rezultat i kompromitimit të kuadrove të instaluara nga shërbimet e ndryshme jo kombëtare e jo fetare. Shaqir Fetai nuk është rezultat i një vendimi kombëtar, as rezultat i një përkrahje kombëtare, por, thjesht, është rezultat i vendimit për shpërblim që vjen nga strukturat antishqiptare e antiislame ku ka shërbyer ai paraprakisht.

Leave a Reply