Kombëtarja nis përgatitjet të hënën

Pak dalje në konferenca para takimeve me Moldavinë e Ishujt Faroe

Kombëtarja do të nisë grumbullimin të hënën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë në orën 15:00.

Silvinjo ka parashikuar pak dalje të futbollistëve në konferenca, duke i mbajtur larg mediave para ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese të Euro 2024 me Moldavinë më 17 Nëntor dhe me Ishujt Faroe më 20 Nëntor.

Shqipërisë që udhëheq grupin e saj i mjafton vetëm 1 pikë me përfaqësuesen moldave në Kishinjev për të siguruar vendin në finalet e Europianit edhe pse trajneri tha se ekipi hyn në fushë gjithmonë vetëm për fitore.

Leave a Reply