Kur dikush ndjenë se po e kaplon një fuqi e paimagjinueshme dhe e pa përceptuar nga mendja e shëndoshë, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me të xhindosur, me të djallëzuar, me një person që është gërshërë në duart e aparateve të rrezikshme antikombëtare e antifetare. Bëhet fjalë për shpirtshiturin i cili mungesën e shpirtit e përmbushë me fuqi e forcë të dhuruar nga blerësi i shpirtit. Dhe kjo dhuratë nuk është asgjë tjetër përveçse frymë në tullumbacen që mund të pëlcasë në çdo sekond
Nga Merita Veseli
Këto ditë lexova një shkrim në portalin kombëtar, tetovasot.com, i cili kishte të bëjë me një dukuri shumë të rrezikshme dhe antinjerëzore. “Lideri” ynë fetar, Shaqir Fetai, kolegëve të vet i rrëfehet se sa i fortë na qenka bërë, se si as me mend nuk mund ta imagjinojnë se sa qenka bërë i fuqishëm! Kjo flet se ky farë Shaqir Fetai dikur paska qenë i dobët, madje tepër i dobët, aq i dobët sa as që mund të paramendohet se një ditë do të bëhet “i fuqishëm”! Po si i edhi forca këtij farë biçim “lideri”? Forca e papritur gjithnjë manifestohet vetëm te të djallëzuarit, te ata që satanizohen, te ata që shpirtin ia shesin djallit dhe xhindosen fare! Këta tipa, përjetësisht ngelin të rrezikshëm, madje aq të rrezikshëm sa, qetësimi i tyre ndodhë vetëm nëse lidhen në zinxhirë, përtej formës së lidhjes së një gomari apo të një kali!
Në fakt, Shaqir Fetait i erdhi fuqia që në momentin kur pranoi që ta tradhëtojë më të fuqishmin (ish-reisin, Sulejman Rexhepin), që në momentin kur pranoi që t’ia ngulë thikën njeriut që nuk i bënte hesap institucionet shtetërore që talleshin me ndjenjat kombëtare e fetare të shqiptarit, të myslimanit! Shaqir Fetai u xhindos, pranoi që dikush t’i fryjë në vrimë… dhe ta bëjë të fortë, aq të fortë sa t’ia ngulë thikën pas shine njeriut që na pat lodhur duke folur fjalë miradie për Shaqir Fetain.
Fillimisht, Shaqir Fetai ndjeu se po bëhet i fortë dhe i fuqishëm madje që nga momenti kur vendosi t’ia kthejë shpinën UDB-së serbe e cila e kishte pas pagëzuar dhe rritur me nofkën “ORAO”, sepse, tashmë kishte dalur dikush që do ta marrë nën ombrellën e “patriotizmin kombëtar e fetar”! Ai nuk i dha pesë pare as për vendimin e UDB-së që ta shantazhojnë duke ia botuar një faqe nga dosja e Shaqir Fetait në rolin e spiunimit të teologut të mirënjohur, të kombëtarit, Nexhat Ibrahimi, si dhe të teologut tjetër, që ia shkatërroi karrierën, Ramiz Alisë, nga Tetova! Nuk i bëri përshtypje botimi i këtij dokumenti kompromitues, apo, thjesht, trimi Shaqir Fetai vendosi të heshtë, sepse, po të reagonte e kishte të qartë se portalet do të mbusheshin me faqe të tjera nga dosja e tij si bashkëpunëtor i UDB-së! UDB-ja e dekonspiroi dhe e kompromitoi deri në rruzat e gjakut të qelbosur, ndërsa ky u xhindos dhe u pajis me një fuqi të re, me një forcë e cila iu “dhurua” për ta zbatuar projektin: për ta njollosur BFI-në, për ta devalvuar, për ta shkatërruar hap pas hapi, për ta përçarë, për ta vjedhur, për ta plaçkitur, për ta defaktorizuar, për ta zhbërë tërë atë histori kombëtare e fetare që e kishte ky institucion dhe për ta sjellë në derexhen ku e ka sjellë, në institucion humoristik që drejtohet nga dofarë kurajbera që i thonë vetes myfti e që nuk janë të zotët as për çobanë dhenësh.
Do me thenë, “fuqia” e Shaqir Fetait është fund e krye shkatërrimtare, nuk është mbrojtëse, nuk është avancuese, nuk është progresive, nuk është zhvillimore. Deri më sot është dëshmuar se fuqia e Shaqir Fetait është ajo e avdallit, e të xhindosurit por edhe e të shejtanosurit, që ushqehet me djersën e popullit mysliman të cilën, Shaqir Fetai dikur e pinte me pambuk ndëra sot e pi me shishe pijanecësh. Shaqir Fetai është gënjeshtar, është gjakëshprishur, ai nuk ka asnjë gram nga nuri i të devotshmit, nuk ka as një gram të njeriut karizmatik, nuk ka asnjë gram hije të njeriut të rëndë, nuk ka asnjë gram sinqeritet të njeriut të hallallshëm. Paramendoni se si është shprehur Shaqir Fetai ditë më parë, kur ndjeu se po ngulfatet nëpër skandale që po i ndodhin me haxhinjtë në vendet e shenjta. Ata i paskan dërguar selame se sapo të kthehen në Shkup, do t’ia rrethojnë BFI-në dhe do t’ia marrin paratë e vjedhur të haxhit! Shaqir Fetai ka thënë: “e kanë të kotë përpjekjen për të më detronizuar. Unë jam i fortë. Sa ta kem BFI-në do ta kem edhe BDI-në, sepse këtë parti dikush duhet ta ushqejë me para, siç më ushqen ajo mua me forcë”! Një nga misionet e Shaqir Fetait është që ta njollosë edhe BDI-në, partinë e kombit, duke e shpërfaqur si përkrahëse të udbashit dhe të të xhindosurit. Shaqir Fetai, madje sikur ta ndjejë edhe fuqinë e NATO-s brenda vetes! Shaqir Fetain nuk e do as Zoti, e jo më krijesa e Zotit. Shaqir Fetai është anti-Zot, djalli i veshur nën petkun e teologut që ka dalur në gjueti të teologëve gjysëm naivë e gjysëm teologë! Shaqir Fetai është aq i dobët sa që frikësohet e trembet edhe nga hija e vet. Sepse, imanin e ka të dobët, sepse është vegël për një përdorim, sepse, e ndjenë se në çdo moment mund të hidhet në pleh!