Instalacioni i shpifur po bojkotohet masovikisht

Gati dyzet vite më parë, atëherë kur filloi me punë Medresja “Isa Beu” në Shkup, kjo vatër atrsimore u shndërrua në simbol të krenarisë të çdo familje myslimane, në çerdhe të kalitjes së familjes myslimane, në vatër të përgatitjes së kuadrit fetar të nevojshëm për myslimanët e vendit. Sot, pas 38 viteve, fatkeqësisht, sot po braktisen me të madhe. Po pse?

Shkruan Mahir Rexhepi

Ditë më parë përfundoi pranimi i nxënësve të Medresenë “Isa Beu”, në atë qendroren, në paralelen e femrave në Shkup, në Tetovë, në Gostivar si dhe në paralelen për djem në Shtip! Rezultati – katastrofë! Turp! Shumë dekurajuese për perspektivën islame në këtë nënqiell! Ishte kjo një strategji e mirëplanifikuar nga të tjerët dhe e zbatuar prej të tanëve apo ishte një zhgënjim total i tanëve nga ata që i llogarisim për “të tanët”!
Në Medresenë e Kondovës u pranuan gjithësej 20 nxënës, paralelja për vajza në Tetovë regjistroi gjithësej 14 nxënëse, ajo e Shkupit 26 nxënëse, ajo e Gostivarit vetëm 5 nxënëse dhe paralelja për djem e Shtipit regjisroi gjithësej 12 nxënës!
Në Medresenë e Kondovës për këta nxënës të regjistruar në vitin shkollor 2023/2024 do të ligjërojnë mbi 10 profesor, do të jenë të angazhuar 4-5 edukatorë, 3-4 roje, 2-3 magazinerë, 7-8 guzhinierë si dhe 7-8 personelë tjetër teknik (shofer, punëtorë kafiterie etj.) Shkurt, për 20 nxënës të pranuar do të angazhohen rreth 40 persona, qoftë si mësimdhënës qoftë si personel teknik!
Në Paralelen e vajzae në Tetovë për 14 nxënëse do të angazhohen mbi 20 personelë arsimor e teknik. Për paralelen e vajzave në Shkup do të jenë të angazuara mbi 20 personelë arsimor e teknik, për ata pesë nxënëse në paralelen e Gostivarit do të angazhohen rreth 25 persona, arsimtarë si dhe personelë teknik, si dhe për paralelen në Shtip do të angazhone rreth 30 të punësuar (profesorë dhe personeli ndihmës, ai teknik etj.). Shkurt e shqip, sivjet në pesë paralele të Medresesë “Isa Beu” janë regjistruar gjithësej 72 medresantë, për të cilët do të angazhohet personeli arsimo e teknik në numër prej mbi 135 persona!
Ja ku demantohet propaganda e Shaqir Fetat “jepni “fitra, zeqat, kurbanë si dhe kontribute të tjera) për medresantët tanë! Ndërsa në kurriz të çdo medresanti të saporegjistruar hanë të paktën nga dy-tre persona të tjerë, të cilët Shaqir Fetai i mbanë si përkrahës të vetin si dhe si propagandues të politikave destruktive e shkatërrimtare të vetin!
Pse në mënyrë kaq drastike po bojkotohet Medresja “Isa Beu” prej myslimanëve të vendit? Dikur Medresja ishte shkolla më e preferuar e të rinjëve tanë. Në çdo regjistrim vlonin fëmijë të interesuar për t’u regjistruar, konkurrenca për dy paralele të vitit të parë (mbi 70 sish) ishte e hatashme, kishte me qindra intervenues, madje kishte prindër të pasur që ishin në gjendje të finansojnë e të kontribuojnë pa hesap vetëm e vetëm që fëmija t’i regjistrohet në Medrese.
Që kur u instalua turpshëm Shaqir Fetai në krye të BFI-së gjithçka ka marrur tatëpjetën nëpër institucionet e BFI-së! Myslimanët e vendit nuk hanë barë! Po e shikojnë se degradimi i këtij Institucioni ka arritur kulmin. Po e shikojnë shumë mrirë se institucioni “hoxhë” është devalvuar deri në të interesuar për të shërbyer nëpër shërbime sekrete policore. Asnjë nxënës i Medresesë nuk mund ta fillojë vitin shkollor pa u përcaktuar, pa u pozicionuar dhe pa u spiunuar nëse është me Shaqir Fetain apo me dikë tjetër; nuk ka nxënës e nxënëse që nuk porositen që ta përcjellin e spiunojnë njëri tjetrin, shoqja shoqen! Që në fazën e parë të shkollimit fetar u mbjellet dëshira për spiunim! Sepse, Shaqir Fetait i intereson kjo: të dijë saktësisht se kush është me të e kush është me “shejtanin”! Shaqir Fetai Medresenë e ka shndërruar në filiale të shërbimeve sekrete, sepse, të qenurit spiun si nxënës i ka ngelur lezet!
Shaqir Fetai jo që nuk ia doli ta vazhdojë traditën e më hershme që medresantët, edhe pse nga një vatër asimore e pa akridituar, megjithatë të kenë të drejtën e regjistrimit të fakultetev ku t’ua dojë e bardha zemër, por, për më keq, me heshtjen e vet si dhe me servilizmin e tij në shenjë falënderimi që e bënë “reis”, ua ka ndaluar të gjithë medresantëve regjistrimin nëpër fakultete shtetërore, madje edhe në vetë Fakultetin e Shkencave Islame.
Janë një mori deformimesh e katandisjesh të vrazhdta të shfaqura e të ndodhura që nga instalimi i Shaqir Fetait, që kanë ndikuar në bojkotimin masiv të kësaj vatre mësimore që dikur ishte bastion i islamizmit burimor e autokton!
A nuk flet paralelja e vajzave në Gostivar, e cila do të startojë vitin shkollor 2023/2024 me vetëm pesë vajza, se, vetë gostivarasit, vetë myslimanët e devotshëm të territorit të kësaj Myftinie, masovikisht e bojkotojnë “birin” e tyre, Shaqir Fetain! Kjo nuk do të thotë se vajzat e familjeve myslimane nuk dëshirojnë që të vazhdojnë shkollimin e tyre në Medrese, kjo nuk do të thotë (siç pohon revoltueshëm Shaqir Fetai) se myslimanët e këtij rajoni nuk janë të interesuar që ta përgatisin femrën shqiptare, shtyllën e familjes, që të jetë e kalitur me moral dhe të jetë e gatshme të ruaj e të rrisë familje sipas mësimeve dhe parimeve të fesë islame. Prej mbi 150 mij myslimanëve të Gostivarit me rrethinë, të dalin vetëm pesë vajza që dëshirojnë të mësojnë në Medrese? Jo, ky nuk është fakt shqetësues, ky fakt është një mesazh për Shaqir Fetain, një porosi se ai bojkotohet masovikisht, se prindërit e kësaj ane nuk dëshirojnë që fëmijët e vet t’i lënë në duart e një rrenci, të një hajni, të një faqeziu siç është “biri i tyre”, Shaqir Fetai! Me Shaqir Fetain Medresja po shkon drejt mbylljes! Kjo po i konvenon edhe vetë këtij mahluku, sepse, masovikisht po bojkotohet edhe në burime financiare që janë jetike për të funksionuar guximshëm organet dhe institucionet e BFI-së! Myslimanët nuk kanë pra që ta trashë qafën Shaqir Fetai, Isral Jakupi, Qenan Ismaili dhe buljashët e tjerë.

P.s.
Ditë më parë, Shaqir Fetai na informoi se ishte në Medrese për t’ia uruar postin drejtor personit, të cilin vetë e kishte emëruar drejtor, ndërsa tani prej tij kërkon që të nënshkruhet si “ushtrues detyre drejtor”! Me ligjet e vendit, ushtruesi i detyrës drejtor, apo kryetar, e ka për detyrë që këtë post ta ushtrojë derisa të zgjidhet drejtori i ri. Do me thënë, vetë nuk ka të drejtë të konkurrojë, sepse e përgatit konkursin për drejtor të ri. Ky proces e përjashton nga e drejta për t’u kandiduar personi i cili e përgtit konkursin! Ligjet e vendit, drejtësia jonë e kritikuar prej institucioeve me më relevancë në botë, ka bërë përjashtim vetëm për Shaqir Fetain, të cilin, nga u.d. e ngritën në “reis”, sepse, ky u duhej strukturave të pushtetit dhe jo se e deshtën myslimanët e vendit. Këtë praktikë do të mundohet ta vazhdojë edhe i mjeri, diletanti, Shaqir Fetai, gjithnjë derisa organet e drejtësisë të vendit të ngrisin padi kundër tij pë shkelje brutale të ligjeve të vendit.

Leave a Reply