Ekspertët kanë ardhur në përfundim se si rrushi i zi dhe frutat e malit janë “nxitës” i personave të moshës së mesme dhe janë “fajtorët” për humbjen e kilogramëve shtesë dhe shtresave dhjamore përreth stomakut.
Marrë parasysh se rrushi është përplot me sheqer natyral, shumë njerëz e shmangin, kur dëshirojnë të humbnin në peshë. Por, pikërisht kjo është zgjidhja e duhur për humbjen e kilogramëve shtesë, por edhe për përmirësimin e jetës seksuale. Dobitë nga kjo pemë vijnë pasi që është e pasur me flavonoide – substancave natyrale që shumicës së pemëve dhe perimeve ua japin ngjyrën e errët dhe shijen e fortë. Flavonoidet në fakt e ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin, duke e ulur kështu rrezikun për sëmundje të zemrës dhe infarkt, si dhe në luftën kundër kancerit. Ekspertët tashmë e kanë zbuluar se si ndihmojnë edhe për mbajtjen e peshës ideale trupore, si dhe e forcojnë dëshirën seksuale, që ndikon mirë në jetën seksuale. Në këtë studim kishin marrë pjesë 124.000 persona, në Amerikë, dhe kishte zgjatur për 24 vjet rresht. Ishte vërtetuar se si personat, që kishin konsumuar më shumë flavoniode gjatë vitit, kishin humbur shumë kilogramë, për dallim prej atyre që nuk kishin konsumuar fare pemë dhe perime, pasi që janë të pasura me këtë substancë. Për këtë arsye, ekspertët sugjerojnë të hani përditë rrush, boronica, qershi, dredhëza, mjedra dhe rrush të thatë.