Në një operacion të përbashkët ushtarak të Rusisë dhe forcave të regjimit në Siri, në të paktën 14 sulme nga 26 janari e deri më sot, kanë përdorur bombat e ndaluara thërrmuese, kanë bërë të ditur zyrtar të organizatës joqeveritare amerikane “Human Rights Watch”.
Në një komunikatë të lëshuar për media, organizata për të mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thekson se në këto sulme janë vrarë të paktën 37 civilë, përfshirë gjashtë gra dhe nëntë fëmijë, si dhe janë plagosur dhjetëra njerëz ta pafajshëm, transmeton Telegrafi.
Grupi ndërkombëtarë për ndihmë Sirisë, që përbëhet nga 17 vende dhe tri organizata ndërkombëtare, që ka paraparë një takim më 11 shkurt, duhet të përcaktojë prioritetet e tyre për mbrojtjen e civilëve, dhe ti japë fund sulmeve, duke përfshirë edhe ato me municion thërrmues. /Telegrafi/