Forca të mëdha policore me mjete të blinduara transportuan të akuzuarit e rastit të Kumanovës të ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, informon INA.
Në mesin e tyre në gjykatë është sjellë edhe Sami Ukshini – i njohur si komandant Sokoli. Forca të mëdha policore po mbajnë të blinduar zonën, ndërsa po lejohet vetëm prania e gazetarëve të akredituar. Para gjykatës janë edhe familjarë të të akuzuarëve. (INA)