Alarm për bombë te “Komuna e Parisit”

Mbyllet pa pasoja incidenti ne zonën e “Komunës se Parisit”, ku qytetaret u përfshinë nga paniku per disa ore për shkak te nje alarmi per bombe ne një qendër tregtare. Policia u njoftua për një pako të dyshimtë të vendosur poshtë nje mjeti te parkuar aty. Sipas policisë, behej fjale per një pako te mbështjellë me natriban, e dyshuar si lende eksplozive e telekomanduar. Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje, ku fillimisht kanë evakuuar te gjithë personat që ndodheshin brenda qendrës tregtare. Policia mbajti te rrethuar edhe zonën përreth per te shmangur çdo rrezik per banoret. Ndërsa ekspertët xhenierë kryen shpërthimin e kontrolluar te pakos dhe ne këto momente situata i është rikthyer normalitetit.

Leave a Reply