Mbyllet pa pasoja incidenti ne zonën e “Komunës se Parisit”, ku qytetaret u përfshinë nga paniku per disa ore për shkak te nje alarmi per bombe ne një qendër tregtare. Policia u njoftua për një pako të dyshimtë të vendosur poshtë nje mjeti te parkuar aty. Sipas policisë, behej fjale per një pako te mbështjellë me natriban, e dyshuar si lende eksplozive e telekomanduar. Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje, ku fillimisht kanë evakuuar te gjithë personat që ndodheshin brenda qendrës tregtare. Policia mbajti te rrethuar edhe zonën përreth per te shmangur çdo rrezik per banoret. Ndërsa ekspertët xhenierë kryen shpërthimin e kontrolluar te pakos dhe ne këto momente situata i është rikthyer normalitetit.
Berisha: Do t’i dorëzojmë SPAK-ut dhe NATO-s prova për trafikun e armëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e akuzuar për përfshirje në një skemë të…

