Gjatë punimeve të konferencës së Sigurisë në Mynih Kryeministri francez Manuel Valls nëpërmjet një deklarate paralajmëroi atentate të tjera në Evropë
“Do të ketë sulme të tjera dhe atentate të mëdha, kjo është e sigurtë. Kërcënimi nuk është bërë më i vogël, edhe pse do të dëshironim kështu. Jemi në një luftë, pasi terrorizmi luftohet”, ka thënë Valls.
Ai shtoi më tej se kërcënimi është “botëror”, dhe beteja kundër terrorizmit do të jetë e gjatë. Valls u shpreh për gjetjen e strategjive kundër radikalizmit. “Ekziston kjo ideologji, ka mijëra ekstremistë në Francë, dhe shumë femra. Jemi në një tjetër Luftë të Ftohtë, dhe marrëdhëniet mes BE dhe Rusisë janë të tensionuara”, ka shpjeguar ai, referuar edhe masave të BE-së kundër Rusisë për krizën në Ukrainë.