Mesazhet e Kerrit në Tiranë

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, në Tiranë, në një kohë kur Tirana zyrtare po ndërmerr reformën ne drejtësi, ka si qëllim vendosjen e një ultimatumi ndaj klasës politike për miratimin e saj. Kështu e sheh ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ardhjen e zotit Kerri në Shqipëri, në një intervistë për Vizion Plus. Paskal Milo thekson se gjatë qëndrimit të tij, zoti Kerri do të kërkojë një angazhim më të madh të politikaneve shqiptar në ndërmjetësimin e krizës në Kosovë, e cila rrezikon te destabilizojë vendin dhe mund të preke dhe Ballkanin. Ish-ministri mIlo shprehet gjithashtu se një tjetër çështje e rëndësishme, veçanërisht për palën amerikane, është strehimi i muxhahedinëve iranian në Shqipëri. Në këtë intervistë për Vizion Plus, diplomati shqiptar e vlerëson SHBA-në si aleatin më të madh strategjik për Tiranën zyrtare, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha proceset eurointegruese të vendit.

Leave a Reply