Juventusi ka fituar derbin e Italisë ndaj Interit, me rezultatin 4-3, në një ndeshje spektakolare.
Supersfida e javës së tretë në Serinë A, padyshim mund të quhet edhe si ndeshja e supegolave. Kelly zhbllokoi takimin në minuitën e 14-të, por Calhanoglu barazoi me një gol spektakolar në minutën e 30-të.
Megjithatë, ishte Yildiz, i cili me një tjetër “perlë”, riktheu avantazhin e bardhezinjve.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta ishte akoma edhe më e bukur. Calhanoglu barazoi me një gol të shkëlqyer më minutën e 65-të, ndërsa Marcus Thuram realizoi golin e përmbysjes për zikaltërit.
Kur dukej se Interi ishte afër fitores, erdhi edhe përmbysja e madhe. Khephren Thuram barazoi me kokë në minutën e 83-të, ndërsa Adzic me një gol fenomenal i dha fitoren 4-3 Juventusit.
Kjo është fitorja e tretë radhazi për Juventusin, ndërsa për Interin është humbja e dytë, pas asaj me Udinesen.


