Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita ne Kosove bllokoi serish punimet e parlamentit, ne seancën e pare te tij per kete vit. Skenari ishte i njëjte, përmes përdorimit te gazit lotsjellës, qe detyroi kryeparlamentarin Veseli te ndërpriste tre here seancën.Por përpara se Veseli te merrte fjalën, qëndrimin e opozitës dhe arsyet e bllokimit te seancës i paraqiti drejtuesi i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Jashtë sallës se kuvendit zhvillimet i komentoi kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili kërkoi zgjedhje te reja.
Ne vazhdimisht kemi paralajmëruar të mos thirret seanca. S’ka kushte për të vazhduar seanca, thirrja e seancës është më provoku dhe me thellu krizën, këta nuk janë të interesuar për me zgjidh krizën.
Numri dy i qeverise se Kosovës, Hashtim Thaçi ftoi opozitën per qetësi, pasi seanca përfshin projektligje qe lidhen me liberalizimin e vizave.
“Edhe pse ka reagime të tilla dhe ne menduam që pas protestës paqësore do t’i kthehemi normalitetit edhe në Kuvend. Sot është një seancë që ndërlidhet me liberalizimin e vizave dhe ne i ftojmë për qetësi dhe konformë kushtetutës”, tha ai.
Pas përdorimit te gazit lotsjellës, kryetari i kuvendit njoftoi përjashtimin nga seanca te 9 deputeteve te opozitës.