Maqedoni, Plas gallata në rrjetet sociale me investimet e Ademit prej 2 miliard eurove (Foto)

Ministri i Arsimit ka tronditur opinion shqiptar me një deklaratë bombë, në një tubim para elektoral në komunat e Shkupit.

Ai tha se, prej qershorit të vitit 2014 e deri më shkurt 2016, kanë filluar ose janë realizuar gjithsejtë 864 projekte të parapara në programin zgjedhor të BDI-së, me vlerë rreth 2 miliardë euro.

Pas kësaj deklarate ka plasur gallata dhe humori në rrjetet sociale. Shumë qytetarë shqiptarë kanë postuar fotografi qesharake ose janë shkrirë së qeshuri me deklaratën e Ademit.

Sipas tyre po të ishin investuar 2 miliard euro, vendbanimet shqiptare do ti ngjanin Zvicrës apo Suedisë. (INA)

Leave a Reply