Ashtu si kryeministri Edi Rama, por jo me te, edhe Ben Blushi ishte ne Korçe ketë te premte. Ne një tjeter salle te qytetit juglindor, deputeti socialit ka zhvilluar nje takim me anëtare e simpatizantë te PS-se, ku ka përsëritur qëndrimin per keqqeverisjen e vendit nga Edi Rama dhe mazhoranca ku ai bën pjese. Ben Blushi ka deklaruar se një nga pikat qe e ndan me kryeministrin Rama është mospajtimi i tij me te inkriminuarit ne parlament. Ai ka denoncuar edhe angazhimin e gjithë qeverise për te mbyllur garën per kryetar te Partisë Socialiste, te cilin është duke e synuar. Por ne PS sulmet e Blushit konsiderohen ne te njëjtën linje me ato qe vijnë nga kampi kundërshtar opozitar. Deputeti Taulant Balla ketë here e ka një argument per kunderpergjigjje ndaj kolegut socialist duke iu referuar retorikes se tij. Ne Facebook Balla citon Blushin te kete thënë te njëjtën fraze me deklaratën e Bashes, bere pak ore me pare nga fjalimi i tij ne Korçe. Balla thotë se kjo është dëshmi qe fakton se Blushi flet me gjuhen e SHQUP-it.
Rutte takohet me Trump, Sekretari i NATO-s bisedon me Presidentin e zgjedhur të SHBA për sigurinë globale
Donald Trump është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Florida. Ata kanë diskutuar për një sërë…