CNN: A po përgatit një sulm terrorist Koreja e Veriut?

Koreja e Veriut është duke planifikuar një “sulm terrorist” ndaj Koresë së Jugut, sipas Agjencisë së Inteligjencës së Jugut.

Një avokat, i ngarkuar nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS), tha se udhëheqësi Kim Jong Un, e ka dhënë vetë urdhrin për nisjen e përgatitjeve.“Sulmi terrorist i Koresë së Veriut, mund të jetë në formën e shkaktimit të lëndimeve ndaj aktivistëve anti-koreanoveriorë, dezertorët e Koresë së Veriut apo zyrtarët e qeverisë”, tha anëtari i partisë Saenuri, Lee Chul-woo, pasi u kontaktuan nga CNN.Anëtarët e partisë qeverisëse Saenuri, patën një takim me dyer të mbyllura me NIS-in, Ministrinë e Mbrojtjes dhe ministritë e tjera.Paralajmërimi i NOS, ka të bëjë me një numër të gjerë objektivash të mundshëm, që përfshijnë “tunele nëntokësore, qendra tregtare, qendra shfaqjeje, centrale elektrike” ashtu sikurse edhe sulmet e mundshme kibernetike.Seuli, kohët e fundit, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa kundër Piongiangut, pas testit bërthamor të muajit të kaluar dhe lëshimit të satelitit gjatë këtij muaji, të cilat sipas Seulit, e shkelin që të dyja rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Koreja e Jugut vendosi të mbyllë simbolin e saj të fundit të bashkëpunimit me Veriun, javën e kaluar, Kompleksin Industrial të Kaesongut, që ndodhet në anën veriore të kufirit. Menjëherë, ditën e nesërme, Koreja e Veriut i dëboi të gjithë punëtorët koreanojugorë, duke i sekuestruar të gjitha pronat dhe asetet. Të njëjtën ditë, Veriu ndërpreu linjat kyçe të komunikimit me Jugun.Zyra e presidencës së Koresë së Jugut, tha se ky vlerësim i fundit i NIS, nënvizon se sa e rëndësishme është të miratohet një ligj anti-terrorizëm, për të cilin ata kanë kohë që ushtrojnë trysni.Kim Sung-woo, një sekretar i rëndësishëm i zyrës presidenciale, e njohur si Shtëpia Blu, tha se ligji duhet të miratohet “në mënyrë që të ketë një kornizë ligjore dhe institucionale anti-terrorizmi, në mënyrë që të mund të mbrojë jetën dhe pronat e popullit tonë”.Partitë opozitare, kanë ngritur shqetësimin se një ligj anti-terror mund t’i japë shumë autoritet NIS-it.

Leave a Reply