Një biografi e shkruar nga një serial killer kanadez ka qarkulluar për disa orë në tregun online. Ish miliarderi që merrej me kultivimin e derrave Robert Pickton u dënua në vitin 2007 për vrasjen e 6 grave teksa u pezulluan akuzat për vrasjen e 20 të tjerave. Sipas mediave, një tjetër i burgosur e ka ndihmuar Pikton të kontrabandojë librin jashtë ambienteve të burgut.
Botuesi kërkoi pezullimin e librit për të gjithë shitësit e amazon dhe gjithshtu u kërkroi ndjesë familjarëve të viktimave. Zyrtarë të British Columbia më herët kishin premtuar se do të ndalonin pickton të përfitonte nga shitjet e librit biografik të titulluar Pickton: In His Own Words. Ministri për sigurinë publike mike morris deklaroi se nuk është e drejtë që një person i cili ka shkaktuar kaq dëm dhe ka lënduar kaq shumë njerëz të përfitojë pikërisht nga kjo.
Zyrtarët e British Columbian gjithashtu i kërkuan amazon të ndalojë shitjen e kujtimeve të serial killerit, i cili u botua nga një kompani që merret me autorët që merren vete më publikimet e tyre. Sakaq autoritet kanë nisur hetimet për burgun e sigurisë së lartë për të kuptuar se është qarkulluar libri jashtë ambienteve të tij.
Në libër vrasësi thotë se është i pafajshëm, duke akuzuar policinë për sajim të vrasjeve. Pickton u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësi të lirimit me kusht për 25 vjet, pasi fillimisht u akuzua për vrasjen e 26 grave nga 69 që rezultojnë të humbura. Ai i vriste gratë në fermën e tij dhe pjesë të trupave të tyre ua hidhte derrave si ushqim.