Në një pusullë bakalli, në të cilën argati i pushtetit antikombëtar e antifetar, Shaqir Fetai, pasi kishte shprehur “keqardhjen” për tragjendinë apokaliptike që ndodhi në Turqi (po jo edhe për Sirinë), në fund kishte shkruar: “Zoti Madhë. Ti je Ai që falë dhe na falë neve.”
Tani, shtrohet një pyetje përgjigjen e të cilës e di gjithkush që i ka thënë vetes mysliman dhe që me sinqeritet të plotë beson në Krijuesin e Gjithësisë: a e falë Zoti hipokritin?
Nga Muzafer Shasivari
Në ajetin 138 të sures En Nisa, Allahu i Gjithëdishëm thotë: “Paralajmëroji hipokritët (o Muhamed) për dënimin e mjerueshëm që i pret”!
Allahu xh. sh. falë, pa dyshim, por ama, për këtë kategori njerëzish thotë: paralajmëroi për dënimin që i pet, e jo për faljen! Pra, as nuk i ka falur dhe as nuk i falë! Nëse Shaqir Fetai është mysliman i sinqertë duhet ta pranojë këtë të vërtetë të pamohueshme! Shaqir Fetai nuk falet!
I Madhi Zot na e ka bërë shumë të qartë se: “Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.” (En Nisa, 145)
Shaqir Fetai është shumë koshient për mallkimin e Zotit që i ka rënë mbi kokë që nga momenti kur vendosi të bëjë veprën më të urryer, kur tradhëtoi, kur bashkëveproi në hartimin e planit për ta rrënuar e shkatërruar një histori të tërë suksesi që e kishin arritur myslimanët e devotshëm tek të cilët ai u afrua si mercenar me mision të caktuar! Ndaj, tani, duke u tmerruar nga ky gjest e veprim, ai shpreson se do ta falë Allahu xh.sh. Se qenka falës dhe do ta falë, dhe pse Shaqir Fetai e di fort mirë se Allahu i Madhërishëm llojin e Shaqir Fetait e ka paralajmëruar për dënimin që e pret dhe jo për falje!
Pa dyshim, të gjithë ata myslimanë të Turqisë dhe Sirisë që vdiqën në këtë tragjedi të tmerrshme, ata vdiqën si shehidë dhe, që të gjithë nuk kanë nevojë për kurrfarë lutje të Shaqir Fetait!
Po pse nuk u lut ky farë hipokriti edhe për të vdekurit e tërmetit në Siri! E mblodhi “Rijasetin” e vet dhe vendosi që të apelojë te popullata myslimane e vendit që të donojnë ndihma për të goditurit në Turqi! Por, jo dhe në Siri! Paska lëshuar edhe një letër qarkore deri te myhubtë e vet që të apelojnë të mblidhen sa më shumë ndihma që t’i dorëzohen Dijanetit të Turqisë e këta popullatës turke të prekur nga kjo katastrofë! Por, jo dhe popllatës siriane!
Shaqir Fetai është në gjendje që të veprojë edhe më të pabërën nëse shpreson se do të falet nga Zoti për gabimet e pafalshme që i ka bërë!
Si mund të shpresojë në falje nga Zoti njeriu i cili ka marrur më qafë shokë e studentë myslimanë duke i spiunuar te UDB-a nën pseudonimin “ORAO”?
Si mund të shpresojë në falje të Zotit njeriu, si Shaqir Fetai, i cili ka vepruar gjënë më të urryer te Allahu xh. sh., ka tradhëtuar, ka komplotuar dhe ia ka ngulur thikë pas shpine njeriut që e ka rritur fetarisht e profesionalisht, që e kishte lider fetar! Nuk ia tërhoqi vërejtjen në emër të Zotit por, si një kriminel profesionalist, ia nguli thikën pas shpine?
Si mund të presë falje prej Zotit njeriu, si Shaqir Fetai, i cili, duke e vjedhur, duke e hëgër, duke e falur, duke e shitur dhe duke e tëhuajësuar vakëfin, e ka degraduar institucionin fetar dhe e ka degjeneruar zhvillimin e jetës fetare islame në vend.
Si mund ta presë mëshirën e Zotit njeriu, si Shaqir Fetai, i cili, i rrenë medresantët duke ua humbur karrierën në jetën e mëtejmë akademike.
Si mund të presë shpëtim njeriu, si Shaqir Fetai, i cili, ndonëse i njeh bashkëpunëtorët e vet, ndonëse e di që janë të pamoralshëm, spiunë, hajna, kriminelë, zhvatës, ai gati se është në gjendje të lidhë kurorë me ta dhe të përfundojë në të njëjtin shtrat! A nuk është kjo përpjekje këmbëngultëse e Shaqir Fetait që ta mashtrojë Zotin Fuqiplotë!
Shaqir Fetai gjuhën dhe zemrën e ka në konfuzitet absolut. Allahu Fuqiplotë thotë: “Ka prej njerëzve që thonë, “Ne i besojmë Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit)”, por ata nuk janë besimtarë.”(El Bekare, 8). Pra, Shaqir Fetai, si mashtrues i dëshmuar katërcipërisht, atë që e thotë me gojë nuk e beson me zemër!
Shaqir Fetai mashtron! Sepse, nuk mund të jeshë spiun profesional nëse nuk mashtron, nëse nuk je egzibicionist! Sa herë të hap gojën ai mashtron, madje aq lehtësisht i jepet të mashtrojë sa edhe ta mohojë Atë që di gjithçka! Ajeti 9 i sures El Bekare thotë: “(Përpiqen ta) mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos vetes, dhe nuk e kuptojnë!” Apo, ajeti 142 i Sures En Nisa “Munafikët përpiqen të mashtrojnë Allahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por Allahu mbizotëron dinakëritë e tyre.”
Shaqir Fetai dyshon në aftësitë e veta, e mohon përcaktimin e Zotit që nuk ia ka mundësuar kurrë të bëhet “reis” i përkrahur dhe i përzgjedhur, në emër të Tij, nga shokët e vet por, ndaj dhe, për ta nënvlerësuar këtë përcaktim të Zotit, në ndihmë e thërret pushtetin politik që për Krijuesin e Gjithësisë është ZERO!
Pikërisht ajetet 138-139 të sures En Nisa, flasin për tipin e Shaqir Fetait, dhe thonë: “Ti (Muhammed) lajmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm. Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S’ka dyshim, e tërë fuqia i takon Allahut.”
Dhe, edhe një herë, fare në fund, Shaqir Fetai po e gënjenë vetëm vetën e vet! Duke e ditur se me çfarë karakteristikash të djallëzuara është i “luluar” ai edhe më tej shpreson se do ta falë Zoti! Kurrë! Ai sa më parë duhet të ikë, që mos të bëhet shkaktar që të sprovohet edhe më tej popullata myslimane e vendit, ndonëse Allahu Fuqiplotë fort mirë na e ka bërë të qartë: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete… (Er Ra’d, 11) Pa dyshim, siç shpjegon më tej ky ajet, popullata jonë është e ndëshkuar prej Zotit me Shaqir Fetain. Nga ky mëkat duhet të lirohen sa më parë dhe, shfajësimi vjen vetëm pasi të ndërgjegjësohen dhe ta shporrin sa më parë Shaqir Fetain nga Institucioni që e ka uzurpuar vetëm si hapësirë dhe pozitë për t’u tallur me vlerat e islamit në këtë nënqiell!