Nga Myftinia e Velesit bëhet e ditur se janë shpërndarë 15 pako me artikuj ushqimor e higjienik në peshë prej 12 kg. Pra, gjithsej 160 kg. Mustafa Dauti, sipas planit të vjedhjes së ndihmave humanitare turke të donuara me rastin e Muajit Ramazan, ka deklaruar se kësaj Myftinie në Veles ia paskësh shpërndarë 7 tonelata ndihma, pra 15 pako me nga 660 kg peshë secila. Çfarë vjedhje epike, e tmerrshme, edhe atë në emër të xhemateve të xhamive, në emër të myftinive, në emër të BFI-së. Në fakt këtë vjedhje të ndihmave po e bën Sulejman Rexhepi, por në emër të të pafytyrit, Mustafa Dauti, sepse Organizata e hajnave HILAL qenka e Sulejman Rexhepit. Me vjedhjen e këtyre ndihmave humanitare në fakt veçsa po hidhet po ai hap në rrugën e vjedhjes së vakëfit, fitrit, zeqatit, haxhit, kafshatës myslimane, hapërim ky kriminal që është i vetmi aktivitet i uzurpatorit të BFI-së. Mustafa Dauti e falënderon edhe KOZHUVÇANKËN për ujin mineral që e ka donuar si ndihmë për këtë Muaj të shenjtë? A ka pirë ndonjë mysliman fukara ujë me gaz të ndarë nga BFI-ja? Natyrisht që jo, sepse gjithë kontingjenti i ndihmës në ujë me gaz nga Kozhufçanka ka përfunduar në KONAKUN e Sulejman Rexhepit dhe nja 30 koli në bodrumin e banesës së Mustafa Dautit. Këta të ndyrë e shfrytëzojnë Muajin e Rahmetit për ta promovuar vjedhjen vjetore në BFI-në e uzurpuar. Sa turp e sa mëkat!
Skandalet e Shaqir Fetait dhe keqpërdorimi i vakëfeve të BFI-së
Sikur brenda BFI-së të funksiononte një Komision i Pavarur për Integritet, deri më sot Shaqir Fetai do të ishte ndëshkuar…