Ajo që po flitet edhe po ndodhë! I pa dekretuari “reis”, i rekretuari udbash, Shaqir Fetai po emëron kordinatorë të myftinive dhe, me këtë po i jep vetes të drejtë që të vazhdojë me zhdekretime e dekretime deri sa të formojë kuorumin që do t’ia garantojë votën për reis të BFI-së.
A e kupton Shaqir Fetai se, tërë ky angazhim i tij për t’u vetëemëruar si “reis i plotëfuqishëm” do të jetë i kotë, sepse shumica absolute e teologëve të vendit nuk do ta përkrahin, do të ndërmarrin masa edhe më radikale për ta penguar që të përfaqësohen nga udbashi. Me këto aktivitete të urithit Shaqir Fetai po dëshmon se nuk ia do të mirën as BFI-së dhe as klerit mysliman të vendit. A ka më trishtim dhe më ofendim se sa BFI-ja të drejtohet nga UDB-ja serbo-sllave përmes fuksit të tyre Shaqir Fetait?
Shaqir Fetai nuk ka kaçik që ta mbledhë Rijasetin dhe publikisht ta dekretojë në seline e BFI-së përfaqësuesin e një organi të Rijasetit, të caktojë një kordinatorë të Myftinisë së Kërçovës, i cili shumë shpejt do të bëhet myfti sepse i duhet Shaqir Fetait, sepse si kordinator ai nuk e ka të drejtën e votës!
Shaqir Fetai “e dekretoi” kordinatorin e Myftinisë së Kërçovës në një restorant të këtij qyteti, sikur të ishte ky akt si një synetim i rëndomtë! A ka më trishtim dhe më ofendim se sa të dekretohesh nga udbashi!
Në tërë këtë “event” manipulativ, ajo që habiti më së shumti ishte përfshirja në një tavolinë dhe drekimi apo darkimi i përbashkët i një prej ushtarëve më të dashur të kombit, z. Fatmir Dehari me udbashin me të rrezikshëm antikombëtar, Shaqir Fetain! Çka ka nevojë ta ngarkojë ndërgjegjen e vet ushtari kombëtar duke u manipuluar nga një set udbashësh! Nëse nuk i kupton këto gjëra atëherë i bie që ushtari më. i dashur i kombit paska luftuar kot! Lufta bëhet për mundjen e armikut dhe kolaboracionistët e armikut. Çka i duket Fatmir Deharit Shaqir Fetai? Le ta lexoje në vazhdim dokumentin dhe le të sikletoset pak!
Sikleti i intrigantit
Sikleti i intrigantit është një fenomen i njohur, i cili vjen nga përzierja e ambicieve personale, intrigave politike dhe moralit…