A ka të rikthyer që janë shëruar dhe infektuar përsëri? Përgjigjet Pëllumb Pipero, tregon muaijn kur do mbyllet përfundimisht epidemia

Koronavirusi në vendin tonë po përhapet me shpejtësi, ku janë shënuar 16 viktima dhe mbi 300 të infektuar. Mjeku Pëllumb Pipero me anë të një deklaratë, u shpre në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan se që nga java e tretë e prillit do të ketë një rënie graduale të numrit rasteve me COVID-19.

Ai u shpreh më tej nga fundi i qershorit mund të përfundojë epidemia në vendin tonë.

“Deri tani nuk kemi asnjë të rikthyer që është shëruar nga koronavirusi dhe të jetë infektuar prapë. Nga java e 5-6 fillon e thyen pandemia, nga java e 3-të e prillit, rastet do bien, duke qenë se kurba nuk pati majë të fortë falë masave të qeverisë, zbritja e kurbës duhet të jetë më graduale, do ta kemi pak më të gjatë bishtin e pandemisë.

Unë mendoj që në rastin më të mirë nga fundi i qershorit do mbyllet epidemia në vendin tonë. Unë besoj që vera do të shfrytëzohet nga qytetarët ndoshta me një kufizim të vogël për pensionistët”, është shprehur Pëllumb Pipero.

Leave a Reply