A kanë fytyrë këta të BFI-së, e vjedhin fukaranë në ditë me diell

Kush nuk vjedh, kush nuk përzihet me hajna, kush nuk e miraton vjedhjen, nuk mund të jetë as mik i Sulejman Rexhepit, as “organ” i tij dhe as të punojë në BFI-në e këtij farë “mubareku”! Në BFI mund të punojnë dhe të jenë pjesë e saj vetëm hajnat, vetëm ata që e miratojnë, që e përkrahin hajninë dhe që vullnetarisht pranojnë të bashkëjetojnë me hajninë.
Ja se çfarë ndodhë në këtë kohë të gjenjdes së jashtëzakonshme dhe nën orën policore, me fasho e orare të ndryshme, në Bashkësinë Fetare Islame të Mulla Sulës! Dhe krejt kjo ndodhë në emër të Sulejman Rexhepit dhe duke e falënderuar Sulejman Rexhepin për mundësitë që i krijon për vjedhje “spektakolare”!
Mustafa Dauti, i vetëquajturi “kryetar i OH Hilal, më vitin 2014 u suspendua nga puna pasi u kap me “pelë për dore” duke vjedhur e zhvatur, madje edhe në emër të Sulejman Rexhepit. Pas një viti “specializim për vjedhje” u rikthye për ta vazhduar aktivitetin prej hajni, për ta zhvillur dhe për ta përfshirë në hajni edhe vetë Sulejman Rexhepin. Hajnit e këtij dueti tashmë dihen botërisht.
Mustafa Dauti insiston që vazhdimisht të theksohet nëpër “komunikata” genjeshtra e pajustifikueshme se ai është gjithnjë në terren dhe duke zhvilluar “aktivitete humanitare”! Ai nuk guxon të dalë askund, sepse vitin e kaluar ka pasur shumë ankesa se i ka helmuar të varfërit me ato artikuj që i ka shpërndarë me afat të skaduar! Janë dhjetra të tillë me rapote mjekësore (34 në Gostivar 27 në Tetovë, 18 në Strugë, 21 në Kumanovë, 64 në Shtip, 8 në Veles, 12 në Dibër, 21 në Kërçovë etj.)
Mustafa Dauti nuk lëviz nga shtëpia, sepse ka frikë dhe, çdo dalje atij i kushton, kështu që ai është mësuar të fitojë pa dalur nga shtëpia. Fitimi është më i lartë kur i kordinon hajnat që punojnë për te. Ditë më parë, Mustafa Dauti gënjeu kur tha se ka shpërndarë në territorin e Myftinisë së Shtipit pako humanitare! E vërteta është se ai nuk ka shpërndarë asgjë, se jo myftiu por, kordinatori i Myftinisë së Shtipit, ka qenë në magazen e Mustafa Dautit, është fotografuar aty, brenda magazes, i ka ngarkuar nja 4-5 pako për vete dhe, ka nënshkruar dokument se ka pranuar 400 pako “të cilat i ka shpërndarë në terrenin e Shtipit”! Pra, përmes “myftive” honxhobonxho Mustafa Dauti përfiton nga qindra pako me artikuj të ndryshëm ushqimor të cilat pastaj përfundojnë në magazen e restorantit të Mulla Sulës. Natyrisht, këta “dokumente” të sajuar do të shërbejnë edhe për arsyetim para donatorëve të ndershëm e të devotshëm, që në ditë me diell vidhen nga të pafytyrët e BFI-së së Sulejman Rexhepit.
Asnjë imam, në cilëndo muftini, nuk pranon se ka ndarë pako në xhematin e vet të varfër! Atëherë – ku përfundoi “ndihma” e Mustafa Dautit nëse jo në xhepin e tij?
E njëjta pamje fotografike u publikua edhe sot: në po të njëjtën magaze të Mustafa Dautit, ky dhe jo myftiu por, kordinatori i Myftinisë së Velesit, të fotgrafuar pran pakove të “sistemuara” si mos më keq! I paska shpërndarë Mustafa Dauti në terren! Asnjë nga dhjetë imamët e Velesit që i telefonuam, nuk konfirmuan se kanë pranuar pako apo se janë shpërndarë nëpër familjet e varfëra të territorit të kësaj Myftinie, apo se dikush u ka kërkuar listë me të varfër nga xhemati i tyre. Mbase nesër, pas këtij reagimi publik, do të turpërohen e do të shpërndajnë (duke u fotografuar) ndonjë pako simbolike nëpër ndonjë familje të varfër. Sipas informacioneve tona shumë të sigurta, ky farë “kordinatori” i Velesit, ka marrur për vete tre pako “me ndihma” dhe ka nënshkruar dokument që ka pranuar 300 pako! “I duhet ky arkiv i aktiviteteve humanitare “Reisul Ulemasë” Sulejman Rexhepit, sepse me këtë aktivitet, kështu të fryer, do të arrijmë të marrim më shumë para nga qeveria për t’i paguar hoxhallarët”, po ju thotë Mustafa Dauti, duke i trimëruar me faktin që në këto orë policore e në gjendje të jashtëzakonshme askush nuk mund t’i kontrollojë e të verifikojë shpërndarjen e këtyre “ndihmave”.
Megjithatë, është koha e fundit që inspektorët shtetërorë të ushqimit të futen urgjentisht në këtë magaze të Mustafa Dautit e t’ia konfiskojnë tërë ato ushqime që ruhen në kushte skandaloze, nëpër pako të hapura e të ekspozuara para brejësve dhe mikrobeve të ndryshme.
Ndihmat bëhen me qëllim për ta shtuar kënaqësinë e Allahut Mëshirëplotë, dhe jo për ta shtuar xhepin e babëzitur të Sulejman Rexhepit dhe të lavatriçes së punëve të tij të pista, Mustafa Dautit.

Leave a Reply