A mund të shpifet për të shpifurin! I shpifur është ai të cilin Krijusi i Gjithësisë e ka pajisur me plotë shenja që ta ngjallë krupën, të neveritë e të ngacmon vjelljen! Çdo gjë që thuhet për këtë soj është e vërtetë dhe vetëm e vërtetë.
Nga: Jasir Jashari
Tash e një kohë Shaqir Fetai po mundohet t’i shfrytëzojë ndejat, si me vendorët ashtu edhe me nërkombëtarët, për t’u ankuar se disa individë po shpifin për të, po thonë gjëra të pavërteta! Dhe tërë këtë shqetësim po e ngrit me plotë dhembje, me trishtim prej një “melaqeje të Stançiçit”!
Shaqir Fetai është realitet, të bëmat e tij janë realitet, djallëzitë e tij janë realitet! Së këndejmi, nënvizimi i këtij realiteti si na qenka shpifje! Ne nuk mund të themi se nuk ka ndodhur Shaqir Fetai! Ai ka ndodhur dhe e kanë shkaktuar shërbimet antishqiptare e antifetare dhe, tërë kjo është realitet, nuk është shpifje, nuk është fiksion!
Shaqir Fetai mendon se ajo që ka kaluar harrohet shpejt dhe, nëse nuk harrohet, me çdo kusht duhet të harrohet! Ajo që iku iku, të shikojmë përpara dhe, për hirë të kësaj “perspektive”, duhet të harrojmë gjithçka që ka ndodhur dhe, nëse e përkujtojmë, duhet ta luftojmë si “shpifje”! Këtë dëshirë e ka Shaqir Fetai!
A mund të llogaritet shpifje, 27 maji i vitit 2020, momenti kur i manipuloi kolegët e vet dhe i orientoi nga një tradhëti e paharrueshme në analet historike të BFI-së!
A mund të llogaritet shpifje dokumentimi se si dy-tre ditë më përpara Shaqir Fetai bashkë me “myhybët” e vet do ta falin bajramin me atë që do ta tradhëtojnë dhe, a mund të llogaritet shpifje deklarata e incizuar e Shaqir Fetait përmes së cilës i thurrë elozhe liderit të vet fetar, të cilit, dy-tre ditë më vonë do t’ia ngulë thikën pas shpine!
A është shpifje fakti që ish-reisul ulema e pat bërë personalitet, duke ia fshehur të gjitha gjurmët e një të ligu dhe të njeriut të dyshimt!
A është shpifje se Shaqir Fetai erdhi dhe u instalua jashtë çdo normative të BFI-së, duke shkelur pa kurrfarë “insafi” mbi Kushtetutën e BFI-së?
A është shpifje fakti se, për ta relativizuar instalimin e vet prej shërbimeve të huaja, Shaqir Fetai lejoi dhe stimuloi regjistrimin e turlifarë “bashkësie islame”, madje ka prej të tillave që i ka legalizuar dhe institucionalizuar!
A është shpifje fakti që Shaqir Fetai i relativizoi të gjitha bashkësitë sektariane, madje prej atyreve që u bënë konkurrentë të drejtëpërdrejtë të BFI-së, kurse i reagoi vetëm një “bashkësie fetare”-individ!
A është shpifje fakti që, Shaqir Fetai për të krijuar mashtrime optike nisi dhe selinë e rijasetit e shndërroi në çajtore duke i qerasur e duke u fotografuar me të hurit e të litarit!
A është shpifje fakti i dokumentuar se Shaqir Fetai flirtoi me shërbimet sekrete ruse, të cilët u mundua t’i depërtojë edhe nëpër institucionet më të larta shtetërore!
A është shpifje konstatimi se, sa herë që flet Shaqir Fetai rrenë!
A është shpifje fakti që Shaqir Fetai i tmerrohet për vdekje takimit me ish-reisul ulemanë të cilit ia nguli thikën pas shpine!
A është shpifje fakti që, Shaqir Fetai i ka nën vëzhgim të gjithë ata që shprehin një respekt e një pendesë për atë që ia bënë ish-reisul ulemasë!
A është shpifje fakti që Shaqir Fetai në asnjë mënyrë nuk lejon që ish-reisul ulema të ftohet në ndonjë event fetar në vend!
A është shpifje e vërteta që Shaqir Fetai disa herë është prononcuar se është ithtar i debateve ndërsa kurrë nuk ka pranuar të dalë në debate por vetëm në “monologje televizive”!
A është shpifje fakti që Shaqir Fetai e ngulfat transparencën, sepse tmerrohet nga transparenca, ndaj edhe sot e kësaj dite nuk dihet se pse i dëboi arabët të cilët ishin të gatshëm të investojnë miliona dollarë për vakëfin e Gostivarit?
A është shpifje fakti që Shaqir Fetai tmerrohet nga transparenca, prandaj asgjë nuk dihet se çka u bë me Hotelin e BFI-së në Shkup, nuk dihet asgjë se çka po ndodhë me ish-selinë e Myftinisë së Shkupit, nuk dihet asgjë se si u tretën lerat në vlerë që u dhanë në vend të denaconalizimit e që ishin me dedikim për blerje të vakëfit! A mund të përfundojë në korrupsion e në terrorizëm kapitali i shpenzuar në mënyrë “tinzare”!
A është shpifje fakti që Shaqir Fetai deri më sot ka shpenzuar shumëfish më tepër duke dhuruar “dekoracione” e mirënjohje se sa që ka shpenzuar në aktivitete të mirëfillta fetare islame!
A mos e llogaritë shpifje Shaqir Fetai se, ai bashkë me “sekretaricat” e veta po harxhon buxhet tre fish më shumë se sa disa zyrtarë shtetëror plme kabinetet e veta!
A mos e llogaritë Shaqir Fetai shpifje shpirtin e vet provincial dhe sjelljet e tij prej hipokriti, mediokri, snobi, analfabeti…
A mos duhet që t’ia fshehim përpjekjet Shaqir Fetait për t’ua blerë përkrahjen myftive me mijëra euro!
A mos është shpifje fakti që Shaqir Fetai “i shpërbleu” të gjithë ata që pranuan të manipulohen prej tij dhe të bëhen bashkëpunëtorë në nguljen e thikës pas shpine reisit të tyre si dhe në nguljen e kazmave në themel të BFI-së!
A mos është shpifje edhe fakti që Shaqir Fetai gjatë vizitave nëpër rezidenca ambasadash e institucionesh bën “sellfie” ndërsa pastaj ato fotografi me prapavijë objektet e ambasadave apo të institucioneve përfundojnë në shërbime antiperëndimore!
Krejt në fund, çka mund të shpifet për Shaqir Fetain kur vet ai është i shpifur! Çka mund të gënjehet për Shaqir Fetain kur vetë ai është genjeshtra më e tmerrshme që u ka ndodhur myslimanëve të vendit!
I djallëzuari po mundohet të shesë “islam” – as kjo nuk është genjeshtër, nuk është shpifje, prandaj është sevap prej sevapeve të mëdha që Shaqir Fetai të lakuriqësohet nga djallëzia çdo ditë e më shumë! Shejtani nuk e ka vendin në mesin e myslimanëve të devotshëm! Kurrë dhe në asnjë mënyrë!