(Sbaqir Fetai, që kur i futi në një aksion puçist miqtë e vet dhe pastaj i përbuzi duke i anashkaluar që të gjithë për shkak të oreksit djallëzor për t’u bërë “kreu i BFI-së”, e deri më sot, i ka dhënë vetëm dy intervista, me ç’rast ka dëshmuar se është ekspert i mësimit përmendësh të gënjeshtrave. Nuk thotë asgjë të re, e reja kërkon mendim, vizion , shkencë. Shaqir Fetai ia vlenë vetë për gënjeshtra dhe për aktrim të devotshmërisë)
Nga dr. Zeqie Veseli, Vjenë
MTV2, në emisionin “Open” kishte zhvilluar një intervistë me Shaqir Fetain, i cili, ndonëse u kishte premtuar ekskluzivitet dhe sbpalosje të shumë gjërave, për fat të keq, i kishte gënjyer, zhgënjyer dhe mërzitur së tepërmi me stilin e tij prej bashkëpunëtori të UDB-së. Dhe ky pastaj pretendon të bëhet reis? E ka seriozisht apo është premtim i shërbimeve policore që u shërbeu një jetë të tërë. E ka kot? I iku mosha, plus që truri i tij ka ngecur në kohën e bashkëpunëtorit të zellshëm të UDB-së.
Që në fillim, edhe gazetarja, duke qenë se i është premtuar, emisionin e fillon duke paralajmëruar se do të preken shumë çështje me interes për opinionin e gjërë, duke filluar që nga arsyetimi i largimit të Sulejman Rexhepit, e deri te zgjedhja e kryetarit të ardhshëm të BFI-së.
Shaqir Fetai e keqpërdorë hapësirën televizive për t’u vetëpromovuar si “reis” për ç’gjë e ka premtim nga UDB dhe, pikë! Ai madje edhe gënjenë kur thote se tashmë ështe ezauruar çështja e largimit të Sulejman Rexhepit përmes dy “konferencave”, duke ua dhënë madje peshën e konferencave shkencore. A është normal ky farë spiuni apo mendon se opinioni që e ndjek nuk është normal dhe si i tillë nuk do të kuptojë se çka pallamudë Shaqir Fetai?!
Shaqir Fetai thotë se sa i përket kohëzgjatjes së funksionimit të tij si ushtrues detyre nuk e precizon Kushtetuta e BFI-së ndaj ai mund ta ushtrojë këtë “post” deri në infinit, edhe pse ai edhe për dy vite duhet të shkojë në pension.
Po le të na thotë Shaqir Fetai se në cilin nen, në cilën aline, në cilën faqe, në cilën fjali të Kushtetutës së BFI-së, madje në cilën akt normativ të BFI-së është paraparë posti “ushtrues detyre” i kryetarit të BFI-së! Kur bota e mbarë islame e kuptoi se çfarë loje të djallëzuar kishte luajtur Shaqir Fetai dhe në çfarë gafe i kishte futur, tashmë janë në gjendje ta përdorin vetëm si lolo të shërbimeve të tyre dhe si “mysafir” me ndonjë mision special. Të gjithë tashmë janë të bindur se Shaqir Fetai është i përshtatshëm vetëm për lolo, figura e të cilit shumë shpejt bajatoset.
Faktori relevant ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut e kuptoi shumë shpejt djallëzinë e Shaqir Fetait dhe, me prononcimet e tij shterpe, vetëm sa po e vërteton se është tej mase i keq ndaj dhe e kanë margjinalizuar tërësisht. Madje, së fundmi, u mundua që ta keqpërdorë edhe tragjedinë e shkaktuar nga akti terrorist që u shkaktua këto ditë në Vjenë, dhe të imponohet si palë me ndërkombëtarët në rrafshin e luftimit të terrorizmit, por që në praktikë është dëshmuar shume i ligë.
Shaqir Fetai thotë si i mjerë se bota i paska dhëne përkrahje duke e uruar dhe duke e pranuar. Por, për çka e paska uruar? Në çka e përkrahin? Njeriu urohet, në rastin konkret, kur të zgjidhet një person për kryetar pas një fushate të suksesshme, pas shume debateve e prononcimeve në media, pas shumë takimeve me opinion e me organe, pas një gare ligjore, legale e legjitime! E ka kaluar këtë proces Shaqir Fetai? Si nuk i vjen turp ta gënjejë opinionin dhe faktorët me relevancë në vend! Cili faktor, cila strukturë, cili shtet, cili individ e cila organizatë mund ta urojë e ta përkrahë Shaqir Fetain përveçse terroristëve, puçistëve, dhe “revolucionaristëve” që e synojnë kapjen e pushtetit me gjak apo me korrupsion! Prandaj Shaqir Fetai duhet të kuptojë se është tërësisht i margjinalizuar dhe shumë i dëmshëm për islamin, për shqiptarët dhe përgjithësisht për BFI-në.
Ky farë loloje mendon se është shpëtimtarë i BFI-së dhe me ardhjen e tij si “kreu i BFI-së” paska filluar lulëzimi i këtij Institucioni, e paskan pranuar shumë organizata islamo-arabe! Po nuk tregon se ku ishte më parë ky Institucion? Pse na paska qenë i bllokuar? Pse na paska qenë i dyshimtë për botën arabo-islame? Ia tregojme ne? Sepse ishte aktiviteti i tij më se 18 vjet në bashkëpunim me Sulejman Rexhepin që e shkretuan dhe që e mjeruan këtë Institucion. Shaqir Fetai për plotë 18 vite i ka shërbyer Sulejman Rexhepit në shkatërrim të BFI-së, sepse ky ka qenë misioni i tij i vërtetë. Në cilin moment ai e ka qortuar Sulejman Rexhepin, kur nuk ka thurrur elozhe për të dhe, në cilin moment është distancuar për këto 18 vite shërbimi nga Sulejman Rexhepi? KURRË!
Shaqir Fetai na rrëfen se paska një ftesë, por nga kush nuk tregon, për ta vizituar Arabinë Saudite! Megjithatë, këtij farë zotëriu problem i paraqet Covind 19, prandaj paska në plan që njëherë të kalojë kjo pandemi e pastaj ta vizitoje Arabinë! Po nese kjo pandemi zgjatë edhe nja dy-tri vjet? Në çfarë cilësie do ta vizitojë? Ky është i pacipë, prandaj të gjithë po ikin prej tij, madje më shumë se nga vetë Kovidi 19.
“Po ashtu kemi njohje dhe urime nga Shejhul Ah’zari”, thotë ky matrapaz që mundohet të manipulojë dhe të tallet me opinionin e vendit! Për çfarë njohje flet ky fare psikopati kur arkivi i BFI-së vërteton se nga ky Universitet i Egjiptit për dy-tre dekada janë shkolluar studentë myslimanë nga Maqedonia e Veriut, si bursistë të Universitetit, falë bashkëpunimit permanent të Az’harit me BFI-në.
Çuditërisht, Shaqir Fetai, pa pikë gjaku në shpirt, por i vetëdishëm shumë për mbrapshtitë qe i ka bërë në jetë, mundohet të citojë një ajet kuranor që thërret në ndihmë kah e mbara dhe e mira dhe në ndalim nga e keqja. Po vetë Shaqir Fetai që, që nga bota studentore e deri me ditët e sotme që ka vepruar dhe qe e ndihmon të keqen? Mendon se do t’i pritojmë që t’ia numërojmë të gjitha padrejtësitë që i ka bërë ndaj njeriut, ndaj islamit, ndaj Institucionit dhe ndaj myslimanëve në vend e më gjërë?! Listimi i ketyre veprave të tij djallëzore do të ishte kilometrike.
Kur Shaqir demagogu pyetet konkretisht se kur do te fillojnë reformat dhe kur do të shkohet në zgjedhje të kryetarit të ri të BFI-së, ai hidhet si zevzek, duke u përgjigjur se reformat po kërkuakan kohë të gjatë dhe se për momentin e paska “reformuar administratën e BFI”-së! Këtu Shaqir Fetai e dëshmon sharlantantizmin e tij, e dëshmon idiotizmin dhe budallallëkun me brirë! Cila është administrata e BFI? Çka paska reformuar në administratë. Cili është koncepti i tij për reformat në administratë? Kush e bën reformimin e administratës nëse jo i pari i administratës i zgjedhur në mënyre legale dhe legjitime? Pastaj, mendon ky që kryetari që do të zgjidhet (e që pa fije dyshimi nuk do të jetë Shaqir Fetai, sepse paraqet konflikt interesi) do të vazhdojë me “administratën e reformuar të Shaqirit”? Ky po që na del fare abdall!
Po kur flet per planet e tij për të themeluar institucione në kuadër të BFI-së, sidomos për arkivin që do ta regullojë vetë ai siç e paralajmëron nga fiks ideja e tij e budallakaftë. Ai do që mos të lë gjurmë të veta kriminale në arkivin që do ta themelojë! Mendon se në atë arkiv do të mungojë dokumenti i tij policor me nofkën “OREO-Shqiponja” dhe këtu do mbyllet filmi? Epo tepër shume paska qene abdall e shkuar abdallit. Thotë pse mos të kemi një biblioktekë në metropolin e Shkupit, ndërsa kjo bibliotekë ekziston, me emrin Biblioteka “Isa Beu”, e cila, me votimin dhe miratimin e Shaqir Fetaut është dislokuar nga Çarshia e Shkupit në objektin e FSHI në Kondovë! Kjo dëshmon se Shaqir Fetai, edhe kur ka qenë Myfti, edhe kur ka qene krah i djathtë i Sulejman Rexhepit, b… nuk i ka hëngër as për BFI e as për jetën institucionale fetaro-islame.
Shaqir Fetai flet se paska një “platformë” në të cilën e paska paraparë të ketë edhe një shypshkronjë. E di ky fare bilmezi se çka do me thënë shtypshkronjë! E di ky farë shutraku se me çfarë kapaciteti do të ishte rentabël kjo veprimtari? A e di se sa tituj ka botuar BFI që kur Shaqir Fetai është myfti i Gostivarit! A e di Shaqir Fetai se ku do ta blinte letrën, ngjyrat, ku do ta siguronte kuadrin për ta drejtuar këtë veprimtari? Cila do të ishte dobia financiare nga kjo veprimtari për BFI-në? Punë abdalli pra!
Shaqir Fetai ose manipulon ose demonstron injorancën e vet kur thotë “kemi pesë medrese”! Tërë bota e di se në Maqedoni funksionon vetëm një Medrese (“Isa Beu”) e cila mbase i ka pesë paralele të dispersuara nëpër qendra të ndryshme!
Shaqir Fetai e paska kuptuar se BFI qenka institucion shumë i maaadh, me peshë shumë të rëndësishme, prej momentit kur kolegët ia paskan dhënë këtë detyrë. E para, kolegët i kanë dhënë detyrë që ta kryej në afat ligjor procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe jo të shesë kopalla e demagogji, shejtanllëqe e idiotizma. Së dyti, po si myfti per 18 vite, ky si duket nuk e paska kuptuar peshën dhe shenjtërinë që e ka ky Institucion, prandaj është tallur me të, duke e vjedhur dhe duke e sabotuar me lloj-lloj truqesh të denja për një shejtan.
Shaqir Fetai thotë se nuk do të mund të bëjë asgjë pa ndihmën e gjithë kolegëve! Ai nuk ka kolegë, atë nuk e do dhe nuk e përkrah askush, aq më pak tani që e dinë se ka qenë udbash, me përjashtim të disa figurantëve që e dinë se vetëm me Shaqir Fetain e pabesë mund të jenë nga kordinatori “myfti”, duke e dëmtuar në kurriz vetë Institucionin e BFI-së.
Haramit nuk i kërkohet hallallëk. Asnjë mysliman nuk e dëshiron hallallëkun prej harami. Shaqir Fetai fund e krye është haram, prandaj, gënjenë katërcipërisht kur thotë se gejndja qenka relaksuar dhe se opinioni gjithnjë e më shumë po e përkrahkëka. Opinioni dëshiron që Shaqir Fetai të ecë e mos të shesë demagogjira të poshtra.
Shaqir Fetai kërkon që mos t’i biem më qafë dhe mos ta ofendojmë. Po vetë Shaqir Fetai që i ofendon vlerat e kombit, që shpifë për ta, që propozon dhe ekzekuton fatin e tyre, tamam si një kriminel i poshtër! Ky mendon se nëse heshten këto veprime antinjerëzore të tij, ndërkombëtarët do të kenë tjetër perceptim për të? Ndërkombëtarët dhe faktorët e ndryshëm e dinë shumë qartë se ç’veprime antinjerëzore ka ndërmarur ai përgjatë shërbimit prej lakeu që i ka bërë. Kështu që as shejtanit nuk i ka hije të luajë rolin e enegjëllit.
Për Bashkësinë Islame është shumë i huaj dhe fare i panevojshëm dhe i padobishëm Shaqir Fetai.
Gazetarja insiston që Shaqir Fetai mos t’ia humbë kohën e çmueshme, mos të tallet me të por t’ia tregojë datën se kur do t’i organizojë zgjedhjet për kryetar. Edhe këtu Shaqir Fetai shpërfaqet në një demagog i pafytyrë, në një injorant por edhe në një lakmitar të postit të premtuar nga UDB qysh kur ishte student. Atij po iu dashka shumë kohë për këtë punë. Krejt koha e nevojshme ështe 30 ditë, hiç më shumë dhe nuk ka se çka të brengoset ky për më tej. Të gjitha përgjegjësitë, detyrimet dhe angazhimet do t’i kërkohen atij që do të vie nga këto zgjedhje (që nuk do të jetë Shaqir Fetai me biografinë e fëlliqtë qe e ka).
Shaqir Fetai veprimin e vet të djallëzuar mundohet ta paraqesë si opsion! Po a nuk ishte opsion zgjedhja e tij për t’i shërbyer Sulejman Rexhepit plotë 18 vie në destruktivitetet dhe në sjelljen e BFI-së në këtë derexhe të mjerë? Djallëzitë e veta Shaqir Fetai mundohet t’i shpërfaqë si opsion. Turp dhe trishtim!
Po kur flet per vakëfin? Njeriu qe e humbi investimin vakufor më të rëndësishëm në Gostivar, edhe atë ekskluzivisht për punë korrupsioni. Po kur mundohet të flasë si “engjëll” shejtani që më së shumti e ka ndihmuar të keqen në drejtim të dëmtimit të trishtueshëm të vakëfit? Shaqir Fetai ankohet që nuk e ka fuqinë e një Supermeni për ta zgjidhur çështjen e vakëfit, të denacionalizimit, por ama që e ka pasur fuqinë e Supermenit për ta shkatërruar, zhvatur e tjetërsuar vakëfin duke e përkrahur dhe lejuar në këtë drejtim “babain e vet shpirtëror”! Nuk do të ketë kohë të ankohet në Strasburg sepse do të përfundojë në burg me izë të Zotit. Ai e di pse!
Ta përmbyllim këtë analizë të kësaj pseudointerviste? Pse e bëmë këtë analizë? Thjesht për ta nxjerrë në pah një demagogji të tmerrshme, një lakmi djallëzore, një set genjshtrash e pabesi, një mossinqeritet dhe që, të gjitha këto tipare, e kanë emrin Shaqir Fetai. Dhe ky, çdo sekond që thirret në emër të myslimanëve të vendit, është turp, ofendim dhe nënçmim për vetë myslimanët. Atij i është rrasur mendja se është vetë engjëlli në mesin tonë ndërsa detyra jonë, e të gjithë myslimanëve është që ta demaskojmë dhe të tregojmë se është vetë shejtani të cilin duhet ta dëbojmë sa më larg neshë. Është detyre dhe obligim islam për çdo mysliman që ta dëbojë shejtanin sa më larg njerëzimit.