Admirali i NATO-s: Nuk ka tregues që Rusia do të sulmojë

“Megjithatë duhet të përgatitemi për të mbrojtur vetveten”

Pavarësisht frikës se konflikti i armatosur në Ukrainë rrezikon të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore, njëri nga drejtuesit më të lartë të NATO-s, Admirali holandez Rob Bauer jep mesazhe qetësuese.

Rob Bauer: Nuk ka asnjë tregues që ndonjë vend i NATO-s do të sulmohet nga Rusia në një të ardhme të afërt.

Në një intervistë për një televizion të pavarur rus me qendër në Amsterdam, Bauer thotë megjithatë se aleatët duhet të jenë të përgatitur.

Rob Bauer: Ambiciet e Rusisë, megjithatë janë me të mëdha se Ukraina. Prandaj duhet të përgatitemi më shumë për të mbrojtur vetveten, se ç’kemi bërë në të kaluarën. Për më tepër shohim që rusët po shtojnë prodhimin e armatimeve më tepër se ç’kishim parashikuar, në veçanti artilerinë e rëndë.

Frika për një sulm nga Rusia është e madhe në vendet anëtare të NATO-s në Europën Lindore. Të Premten, kryeministri polak Donald Tusk tha se me luftën ruse në Ukrainë, asnjë skenar nuk përjashtohet më dhe se Europa duhet të jetë e përgatitur.

Leave a Reply