Sipas ministrit turk të Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, mes 177 pasagjerëve në bord nuk ka viktima
Një aeroplan pasagjerësh ka rrëshqitur jashtë pistës së Aeroportit Ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” në Stamboll, si pasojë e të cilës trupi i aeroplanit u nda në dy pjesë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas pamjeve televizive në kanalin kombëtar turk TRT, trupi i aeroplanit është ndarë në dy pjesë.
Sipas ministrit turk të Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, mes 177 pasagjerëve në bord nuk ka viktima.
“Momentalisht ekipet tona po evakuojnë pasagjerët. Deri më tani nuk ka viktima, vetëm të plagosur”, tha Turhan.
Ndërkohë, sipas informacione fillestare, 21 të plagosur janë dërguar në spitalet në afërsi.
Disa zjarrfikës dhe paramedikë janë dërguar në zonën ku aeroplani rrëshqiti.
Aeroporti “Sabiha Gökçen” përkohësisht është mbyllur për trafikun ajror.