Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm në Vlorë, gjatë inagurimit të bulevardit pranë Lungomares, është shprehur se tenderi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të fillojë në javën e parë të tetorit.
Më tej Rama ka shtuar se qytetin e Vlorës do ta shëndërroi në një nga qytetet më të bukura të Mesdheut.
“Prirja për të besuar gënjeshtrat, sajesat është shumë e madhe se sa prirja për të vërtetuar faktet. Punimet për aeroportin e Vlorës u prish nga karantina. Kompanitë e interesuara bënë kërkesa që të shtyhen proceset. Ne e ngrimë aty ku ishte që do të thotë në pak ditë do të rihapet procesi. Janë vetëm pak ditë që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Eksperienca më ka mësuar që merren me këto punë që ka të papritura, vonesa e nevoja që ka gjatë rrugës. Patjetër që ka një rrugë të gjatë për të bërë deri kur të lidhet një kontratë. Projektet nisin kur ideohen dhe më pas kalojnë në koncept e në projekt zbatimi. Ne nuk kemi bërë ndonjë mrekulli por jam i bindur për cilësinë e projekteve dhe standartet e realizimin e tyre” – tha Rama.