Agjensia Europiane e Barnave miraton vaksinën ‘Johnson and Johnson’, ja kush shtet i BE do marrë dozat e para në 16 prill

Kjo vaksinë sipas ekspertëve do të merret vetëm me një dozë pasi kaq është e mjaftueshme. Italia do të marrë vaksinën anti Covid-19 “Johnson and Johnson” duke filluar nga 16 prilli.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioneri për urgjencën COVID-19 në Itali, Francesco Paolo Figliuolo.

Ai tha se aktualisht në të gjithë Italinë ka vonesë vaksinash për shkak të vonesave të porosive, e shtoi se doza e siguruar nga kompania Johnson & Johnson, sasia e të cilave nuk dihen ende, do të shërbejnë për të rinisur vaksinimin masiv të popullatës.

 

Leave a Reply