Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në bypassin e Rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës.
Për pasojë prej dy orësh janë krijuar radhë kilometrike në afërsi të tunelit.
Ende nuk dihet se kush e ka shkaktuar aksidentin ndërsa drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër po presin për tu hapur qarkullimin e automjeteve.
Mësohet se të bllokuar ka edhe fëmijë e të sëmurë.