Aksident në rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi, radhë kilometrike prej dy orësh

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në bypassin e Rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës.

Për pasojë prej dy orësh janë krijuar radhë kilometrike në afërsi të tunelit.

Ende nuk dihet se kush e ka shkaktuar aksidentin ndërsa drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër po presin për tu hapur qarkullimin e automjeteve.

Mësohet se të bllokuar ka edhe fëmijë e të sëmurë.

Leave a Reply