Aktivizohet një vatër e re zjarri në Kolonjë

Një zjarr masiv ka rënë në fshatin Mbreshtan në Kolonjë. Sipas Klan News vatra e zjarrit është aktivizuar që mbrëmjen e djeshme dhe po përhapet me shpejtësi.

Mësohet se forcat zjarrfikëse ende nuk kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë që ndodhet zona.

Ende nuk dihet sipërfaqja e djegur në këtë zonë, por nga raportimet e deritanishme bëhet me dije se zjarri është shtrirë në një sipërfaqe të madhe.

Leave a Reply