Alarm për bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë

Një telefonatë anonime për një bombë në gjykatën e Apelit, ka alarmuar policinë e Tiranës.

Policia po verifikon ndërtesat e gjykatave. Forca të shumta policie edhe te SPAK.

Te salla operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ardhur një telefonatë anonime se te Gjykata e Apelit, është vendosur një bombë. Kanë shkuar shërbimet e policisë, kanë kontrolluar dhe deri tani nuk është konstatuar gjë.

Telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij, njofton A2.

Leave a Reply