Një alarm për bombë ka shkaktuar panik në terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit.
Njoftimi për alarmin është dhënë rreth orës 11:00
Menjëherë pas alarmit siguria portuale ka kryer manovër në terminal duke nxjerrë me shpejtesi pasagjeret. Kjo manover nga ana e sigurisë portuale është bërë në kuadër të marrjes së masave për luftën kundër terrorizmit.
Manovra është bërë në momentin e pikut të perpunimit të ardhjes së pasagjerëve me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për verifikimin e informacionit.