Alarm për bombë në portin e Durrësit

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik në terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit.

Njoftimi për alarmin është dhënë rreth orës 11:00

Menjëherë pas alarmit siguria portuale ka kryer  manovër në terminal duke  nxjerrë me shpejtesi pasagjeret. Kjo manover nga ana e sigurisë portuale është bërë në kuadër të marrjes së masave për luftën kundër terrorizmit.

Manovra është bërë në momentin e pikut të perpunimit të ardhjes së pasagjerëve me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për verifikimin e informacionit.

Leave a Reply