I mbetet strukturave drejtuese të VLEN-it që të jenë vigjilent, të kenë kujdes dhe mos t’u japin shansin që me ta të takohen turlifarë fallcifikatori, turlifarë hajni e turlifarë pishpiriku që deri dje ishin masha të Shaqir Fetait e sot shprehin dëshirë patologjike për ta zëvendësuar atë në krye të BFI-së
Nga Mr. Eset Shaqiri
Bashkësia Fetare Islame është Institucion që përbëhet prej organeve kryesore (13 myftinive) që drejtohen nga myftinjtë. Këta myftinjë mbajnë barrën kryesore të organit më të lartë kolektiv, Rijasetit, i cili ka të drejtë të zgjedhë por dhe ta shkarkojë kryetarin e BFI-së, reisul ulemanë. Shaqir Fetai tash e dy-tri vjet me radhë, nuk ia ka besën këtij Organi kolektiv, ndonëse pjesën dërmuse të anëtarëve të këtij Organi i ka zgjedhur vetë. Tri herë radhazi u angazhuan që ta largojnë përmes puçit, ashtu edhe siç e “zgjodhën” atë përmes puçit! Ai, këta anëtarë të Rijasetit, do me thënë, myftinjtë, edhe sivjet i ka që të gjithë me vete në Haxh! Nuk pati guxim që vetë të shkojë e ata t’i lë në “duart e VLEN-it”! Shaqir Fetai e pret shkarkimin, për këtë është shumë i vetëdishëm, porse po përpiqet ta shtyjë deri sa të arrijë deri te ndonjë marrëveshje që pas shkarkimit të tij mos të nisë kurrfarë kontrolli dhe kurrfarë përndjekje ndaj tij!
Si u bë që ata “myftinjë”, ata drejtorë e dekanë që “e zgjodhën” Shaqir Fetain, sot po ata të jenë kërcënimi kryesor për Shaqir Fetain?! Kush janë këta, prej nga tërë këtë forcë që po e dridhë Shaqir Fetain, kush po qëndron pas tyre?
Është pikërisht shërbimi intelegjent maqedonas i kontrolluar nga LSDM-ja ai që dha urdhër që bashkëpunëtorët e ngushtë të Sulejman Rexhepit (anëtarët e Rijasetit) të mblidhen dhe ta shkarkojnë Sulejman Rexhepin pas atij urdhëri të prerë që e dha për t’u falur Bajrami nëpër xhamitë e vendit në kohën kur Korona virusi akoma po paraqiste rrezik real për mbarë botën. Nuk pati institucion shtetëror, madje as presidenti i atëhershëm, Stevo Pendarovski, që do ta bindnin H. Sulejman ef. Rexhepin që të zbrapset nga vendimi i tij, i cili erdhi si rrjedhojë e aktiviteteve kolektive të Kishës Ortodokse Maqedonase. Pala maqedonase, e irituar nga ky qëndrim burrshtetasi i efendi Rexhepit, në dakordim të plotë me partnerin qeveritar, BDI-në, vendosën që ta autorizojnë shërbimin intelegjent maqedonas që ta shkarkojë Sulejman Rexhepin dhe të na e sjellë Shaqir Fetain, njeriun më besnik të tyre. Për këtë rrotacion të dhunshëm politik do të vendosnin anëtarët e Rijasetit që kontrolloheshin dhe dirigjoheshin nga shërbimi sekret maqedonas.
Tani, shtrohet pyetja – çka po ndodhë me këta anëtarë të “rijasetit” të Shaqir Fetait, me këta myftinjë, madje me vetë Shaqir Fetain! A u doli ndorësh këtij shërbimi intelegjent dhe tash ia ka frikën se mos po ia kthejnë kundër po ata njerëz që e votuan jashtligjshëm për ta instaluar në krye të BFI-së! A mos u hidhëruan strukturat e LSDM-së me Shaqir Fetain dhe tani ia tërheqin besimin duke i “rebeluar” njerëzit e vet që i ka pjesën dërmuse anëtarë të “rijasetit” të Shaqir Fetait?
Së këndejmi, çdo përpjekje, qofshin ato fiktive që sillen nëpër kokën e Shaqir Fetait, qofshin ato edhe reale të VLEN-it, për ta shkarkuar Shaqir Fetain me po ata njerëz të shërbimit intelegjent maqedonas të cilët e votuan Shaqir Fetain, apo edhe për më keq, çdo përpjekje që pasuesin e Shaqir Fetait ta kërkojnë ne mesin e po atyreve që e sollën Shaqir Fetain është baras me dhuratën falas që i bëhet LSDM-së e cila këmbëngulë edhe më tej që në krye të BFI-së të jetë njeriu i tyre. Shaqir Fetai do të dakordohej plotësisht që të ndërrohej me një që është nën kontrollin e Oliver Spasovskit e sidomos nën kontrollin e shërbimit intelegjent maqedonas.
I mbetet strukturave drejtuese të VLEN-it që të jenë vigjilent, të kenë kujdes dhe mos t’u japin shansin që me ta të takohen turlifarë fallcifikatori, turlifarë hajni e turlifarë pishpiriku që deri dje ishin masha të Shaqir Fetait e sot shprehin dëshirë patologjike që ta zëvendësojnë atë kë krye të BFI-së. Kësaj do t’i thonë, pastaj, “Largoje Jonuzin, afroje domuzin”! Strukturat dhe personat që pranuan publikisht të turpërohen e të lakuriqësohen në moral duke e përkrahur me lezet instalimin e Shaqir Fetait në krye të BFI-së, assesi nuk bën që të imponohen si alternativë e Shaqir Fetait, sepse, në fakt janë po ata bashkëpunëtorë besnikë të shërbimit intelegjent maqedonas. Janë të shumta faktet që flasin për ta si për njerëz të degjeneruar dhe, koketimi me ta për “shpëtim të BFI-së”, në fakt do të jetë njollë shumë e madhe për vetë ata struktura që do të angazhohen që për pasardhës të Shaqir Fetait të zgjedhin nga radhët e atyreve që dje pranuan urdhërin e shërbimeve antishqiptare e antiisame që ta përkrahin instalimin e Fetait në krye të BFI-së. Asnjë nga këta spiunçiçë që po imponohen si “alternativë e Fetait” nuk mund të sjellë kurrfarë përfitimi për asnjë nga partitë shqiptare, përkundrazi, do të jenë njollë e pashlyshme për partinë, pikërisht ashtu siç u bë Shaqir Fetai njollë e e rëndë e vetë BDI-së.